Ish-shefi i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për puthjen e lojtares Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj dhe është gjobitur me 10,000 euro. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai është liruar nga akuza për detyrim.
Ndërsa lojtarët e Spanjës morën medaljet e tyre pasi mposhtën Anglinë në Sydney për të fituar Kupën e Botës 2023, Rubiales kapi Hermoso nga koka dhe e puthi në buzë. Incidenti shkaktoi protesta dhe thirrje për dorëheqjen e Rubiales.
Prokurorët spanjollë kërkuan një dënim prej dy vjet e gjysmë burg, edhe pse në Spanjë ata që marrin dënime më pak se dy vite zakonisht mund të shmangin burgun duke paguar dëmshpërblim për sa kohë që nuk kanë dënime të mëparshme.
Gjykata e Lartë e Spanjës arriti në përfundimin vitin e kaluar se kishte prova të mjaftueshme për një gjyq, duke vendosur se puthja “nuk ishte konsensuale dhe ishte një veprim i njëanshëm dhe i papritur”./ S,M