Deputeti socialiste Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO për seancën paraprake.
TIRANË – Deputeti socialiste Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO për seancën paraprake.
Ndreca, së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë, akuzohet për shkelje ligjore në tenderin për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur ai shërbente si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë kryer ndryshime të paligjshme në fondin e tenderit, duke favorizuar kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.
Kallëzimi fillestar është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë.
Në seancën e ardhshme paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për plotësim të mëtejshëm të hetimeve./K.K