21 Shkurt 1848/ Karl Marx publikon “Manifestin Komunist”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Manifesti Komunist”, i shkruar nga Karl Marx me ndihmën e Friedrich Engels, botohet në Londër nga një grup socialistësh revolucionarë me origjinë gjermane, të njohur si Lidhja Komuniste. Pamfleti politik më me ndikim në histori, deklaronte se “historia e të gjithë shoqërisë së deritanishme, është historia e luftës së klasave”, dhe se fitorja e pashmangshme e proletariatit apo e klasës punëtore, do t’i jepte njëherë e mirë fund shoqërisë së ndarë në klasa. I botuar fillimisht në gjuhën gjerane si “Manifest der Kommunistischen Partei” (Manifesti i Partisë Komuniste), ai pati pak ndikim të menjëhershëm. Megjithatë, idetë e tij u reflektuan me një forcë në rritje në shekullin XX-të dhe deri në vitet1950, kur gati gjysma e popullsisë së botës jetonte nën sundimin e qeverive marksiste.

Marx shkroi “Manifestin Komunist” në janar të 1848-ës, duke përdorur si model një trakt që Engels shkroi mbi Lidhjen një vit më herët. Në fillim të shkurtit, Marx e dërgoi punimin e tij në Londër dhe Lidhja e miratoi mënjeherë si manifestin e saj. Shumë nga idetë e shprehura në “Manifestin Komunist” nuk qenë të reja, por Marx kishte arritur një sintezë të fuqishme të ideve të ndryshme, nëpërmjet konceptimit të tij materialist të historisë. Manifesti hapet me fjalët dramatike, “Një fantazmë po pëndjek Europën – fantazma e komunizmit!”, dhe përfundon duke deklaruar:”Proletarët nuk kanë asgjë për të humbur, përveç prangave të tyre. Ata kanë një botë për të fituar. Punëtorë të mbarë botës, bashkohuni!”

Më 22 Shkurt 1848 në Francë shpërtheu revolucioni, dhe dy ditë më pas mbreti Louis-Philippe u detyrua të abdikojë. Revolucioni u përhap në të gjithë Europën kontinentale, po u shtyp shumë shpejt. Më 1864, Marx ndihmoi në themelimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve – e njohur si Internacionalja e Parë – dhe më 1867 publikoi vëllimin e parë të “Kapitalit” – vepra themeltare e teorisë komuniste.

Lexo edhe :  Të afrohesh ushtarakisht me Trump-in në Jemen nuk mund të përfundojë mirë për Britaninë

Kur ai vdiq më më 1884-ën, komunizmi ishte shndërruar në një lëvizje që merrej në konsideratë në Evropë. Njëzet e tre vjet më vonë, më 1917, Vladimir Lenini, një marksist, udhëhoqi revolucionin e parë të suksesshëm komunist në Rusi.

Kalendar

21 Shkurt 1797 – Një forcë prej 1400 ushtarësh francezë pushtojnë Britaninë e Madhe në Fishguard, në mbështetje të shoqërisë së irlandezëve të bashkuar. Ata u mposhtën nga 500 rezervistë britanikë.

21 Shkurt 1808 – Pa një deklaratë paraprake lufte, trupat ruse kalojnë kufirin në Suedi në Abborfors të Finlandës lindore, duke filluar kështu Luftën Finlandeze, në të cilën Suedia do të humbasë gjysmën lindore të vendit (dmth Finlandën), që do t’i kalojë Rusisë.

21 Shkurt 1916 – Lufta e Parë Botërore: Në Francë fillon beteja e Verdunit.

21 Shkurt 1937 – Lidhja e Kombeve, vendos ndalimin e “vullnetarëve” të huaj në Luftën Civile Spanjolle .

21 Shkurt 1975 – Skandali i Watergate:Ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara John N. Mitchell, dhe ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë H.RHaldeman dhe John Ehrlichman dënohen me burgim.

21 Shkurt 1995 – Miliarderi Steve Fossett zbarkon në Saskatchewan, Kanada duke u bërë personi i parë që kryen një fluturim vetëm mbi Oqeanin Paqësor, me anë të një balone me ajër të nxehtë.

Të fundit

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Lajme të tjera

Web TV