Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT.
Rama deklaroi se shëndetësia po hyn në një fazë të re zhvillimi, me një buxhet rekord prej 1 miliard eurosh. Ai njoftoi përfundimin e strukturës së Pediatrisë Infektive dhe projekte të reja për fuqizimin e shërbimeve gjinekologjike dhe qendrave shëndetësore.
‘Pak struktura mbeten për tu integruar në këtë tërësi të transformuar. Më vjen mirë që mjekëve iu japim një strukturë tjetër të standardeve më të larta bashkëkohore, së shpejti me financimet e këtij viti, do të realizojmë tërësinë e strukturës së Pediatrisë infektive. Viti me buxhetin më të lartë për shëndetësinë 1 mld euro. Buxhet i paimagjinueshëm më parë që do e realizojmë me cilësi, duke rritur kapacitetet në gjithë rrjetin e shërbimit shëndetësor të republikës. Jemi thuajse në përfundim të punës për një shërbim tjetër, falë bashkëpunimit me një organizatë të njohur në mbështetje e fëmijëve, miq izraelit që do sjellin këtu shkollën pranë pediatrisë.’
Kryeministri theksoi rëndësinë e autonomisë spitalore, një reformë që synon të rrisë efikasitetin e menaxhimit dhe përdorimit të fondeve në spitale, duke shpërblyer mjekët dhe infermierët sipas kontributit të tyre.
‘Do u japi mundësi fëmijëve pranë pediatrisë të marrim mësim me një metodë dhe program që i përshtatet dhe gjendjes së tyre jo optimale shëndetësore. Kanë ardhur menaxherët nga Turqia, do vendosen në spitalet që kanë kartën e autonomisë spitalore. Do na jap ndihmë në atë që vërtet mungon, pika mëme dobët sot, menaxhimi profesional përtej administrimit që bëhet në pavijone. Menaxhim profesional i bazuar në autonomi spitalore. Fondet do spostohen në duart e vetë komuniteteve spitalore. Me burimet financiare të bëhet më e mira për pacientet dhe mjekët, ku të gjithë të jenë të shpërblyer sipas kontributit. Kemi projekte me rëndësi në drejtim të shërbimit gjinekologjik. Projekte për të vazhduar me ripërtëritjen e qendrave shëndetësore.’
Rama konfirmoi gjithashtu angazhimin për rritje të mëtejshme të pagave në sektorin shëndetësor.
‘Rënia e presionit që ka qenë e jashtëzakonshme është domosdoshmëri. Fuqizimi i niveleve të tjera është rruga për ta balancuar. Jam i lumtur që programi i partneritetit me Sheba në Izrael është në rrugën e duhur. Jemi duke diskutuar për hapjen e një laboratori këtu të IA-së që do jetë rajonal. Që do ndihmojë personelin këtu dhe në gjithë rajonin. Duke hapur një perspektivë të re për mjekët që duan të kontribuojnë më shumë për profilin e tyre. Sot mund të flasim për ndërhyrje të paimagjinueshme deri disa vite më parë. Me sa kemi mundur do përmirësojmë kushtet e punës, që të vijnë në punë dhe të kenë mundësitë që të ushtrojnë këtë profesion. Kemi ende probleme për të adresuar. Jemi të gjithë të vëmendshëm që mësimet e së shkuarës të na vlejnë dhe ngjarje si ajo e onkologjikut të mos përsëriten. Kjo është betejë e përditshme, jo vetëm shqiptare.’
Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare, ai përmendi projektin me Sheba Medical Center në Izrael dhe planin për hapjen e një laboratori të inteligjencës artificiale me ndikim rajonal.
‘Sot në çdo cep të QSUT ndihet transformimi. Me parkimin e madh do çlirohet një tjetër hapësirë. Hapësira pa makina do jetë vërtet një bekim për komunitetin këtu për mjekët dhe pacientët. Pjesa jashtë qendrës do jetë e jashtëzakonshme ku ne do punojmë për të sjellë dhe vepra arti, ku standardi të mund të arrihet që në impaktin jashtë ndërtesës.’
Përveç parkimit jashtë QSUT, Rama deklaroi se edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten sërish.
‘Pavarësisht se kemi rritur pagat nuk kemi mendimin që ju jeni shumë të kënaqur dhe se do e mirëprisni një rritje tjetër. këtë e kemi shumë mirë parasysh. Me autonominë spitalore dhe kontributin e qeverisë do ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët.’/ S,M