Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).

Të dhënat për totalin e kostos për zbatimin e strategjive të periudhës 2026-2028 janë publikuar në Fletoren Zyrtare te vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2026–2028”.

“Totali i fondeve të nevojshme për të financuar aktivitetet/masat specifike të strategjive të mësipërme të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në realizimin e objektivave specifikë dhe atyre strategjikë kap vlerën e afro 750 miliardë lekëve ose rreth 7,63 mld euro (përditësuar vlera për 2026–2028)”, thuhet në vendim.

Dokumenti i Politikave Prioritare 2026-2028 është dokumenti që përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe është një nga elementet më të rëndësishme të planifikimit të integruar strategjik.

Në vendim përcaktohet se përmes këtij dokumenti, procesi i hartimit të buxhetit afatmesëm dhe i alokimit të burimeve financiare orientohet drejt përmbushjes së prioriteteve të përcaktuara.

Ndërsa disbursimi i mbështetjes së Bashkimit Europian, sipas “Vendimit zbatues të Komisionit Europian për miratimin e Agjendave të Reformës dhe programit shumëvjeçar të punës në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor” (për 5 vende nga Ballkani Perëndimor), do të kushtëzohet nga progresi i matshëm në zbatimin e reformave të parashikuar në agjendë.

Vendimi u miratua nga Komisioni Europian më 23 shtator 2024.

Sipas vendimit të KE-së, kushtet e pagesës do të përcaktohen në bazë të plotësimit të hapave cilësorë dhe sasiorë, sipas afateve kohore të përcaktuara për secilin vend dhe për secilën reformë.

Stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit janë kushte të përgjithshme që duhet të përmbushen për pagesat dhe lirimin e fondeve.

Lexo edhe :  Humbjet vjetore të Bankës Qendrore Europiane arrijnë nivel rekord 7.9 miliardë euro

Vlera e përgjithshme që pritet të përfitojë, në parim, vendi ynë, për periudhën 2024–2027 është 922,085,888 euro (grant dhe kredi), pagesa të kushtëzuara me zbatimin e reformave kyçe siç janë përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave të secilit vend.

Alokimet parashikojnë të mbështesin sektor, si: klima e biznesit, kapitali njerëzor, aftësitë dixhitale, energjia dhe tranzicioni i gjelbër dhe shteti i së drejtës./ Monitor

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV