Inteligjenca artificiale, në të gjitha fushat/ Nga arsimi, prokurimet e shëndetësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të përdorë gjerësisht inteligjencën artificiale. Në dokumentin e politikave prioritare për vitin 2026-2028 parashikohet integrimi i  inteligjencës artificiale (AI) në sektorë të ndryshëm publikë, për të përmirësuar punën e institucioneve.

Synimi afatgjatë është  që inteligjenca të përfshihet në të gjithë sektorët, duke synuar një ndikim transformues në kujdesin shëndetësor, arsim, bujqësi, taksa dhe tatime.

Iniciativa të tilla si diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve asistuar nga AI, rrugëtimet e personalizuara të arsimimit dhe bujqësia precize pritet të përmirësojnë ndjeshëm rezultate te politikave dhe efikasitetin e shërbimeve.

Po ashtu në program parashikohet që këto iniciativa parashikohen të reduktojnë ndjeshëm punën manuale, të minimizojnë gabimet njerëzore dhe të thjeshtojnë proceset në të gjithë administratën.

Më herët qeveria ka bërë me dije se do të automatizohen plotësisht procedurat e prokurimit përmes një sistemi elektronik me inteligjencë artificiale, duke synuar të rrisë transparencën në proceset e prokurimit publik, për të minimizuar rreziqet e korrupsionit.

Po ashtu parashikohet qw  Inspektorati Shtetëror i Punës do të mund të përdorë Matricën e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Riskut (MIRA), për të gjurmuar të gjithë ato subjekte apo ndërmarrje që operojnë në informalitet.

Nga të dhënat konstatohet se në vitin 2024 janë marrë nëpërmjet e-Albania 15 milionë shërbime publike, dhe që prej vitit  2017 e deri më tani janë gjeneruar mbi 38 milionë dokumente me vulë elektronike, përkthyer kjo në kursime në kohë dhe kosto për qytetarët dhe bizneset./    S.M

Të fundit

Një gjel në Britani këndoi 76 herë në minutë, gjobë prej 3000 eurosh për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij...

Shifrat/ Paul Manafort ka marrë 10 milionë dollarë nga Berisha për të lobuar për të

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha, ka kryer krime, për të cilat dënimi duhet të jetë burgim i përjetshëm. Në një intervistë...

Brazil, qyteti Rio de Janeiro po përjeton ditët më të nxehta

Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta. Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese që të marrin masa...

Aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet/ Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet. Ky aks pritet...

Shembet çatia në një qendër tregtare, të paktën 3 viktima dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u shemb në një qendër tregtare...

Lajme të tjera

Web TV