Kërkoi divorcin nga bashkëshortja, çfarë ndodhi sot në seancën e çiftit Meta-Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.

Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

“Në fakt për shkak se vijon të jetë në qeli, Meta edhe ditën e sotme ka autorizuar avokatine tij Genc Gjokutaj. Dhe në seancën e ardhshme pritet që nëpërmjet autorizimit të avokatit të marrë pjesë në këtë proces pajtimi mes tyre”, raportoi gazetari Ervin Leka.

Ish presidenti njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me Monika Kryemadhin pas 26 vitesh martesë si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Meta ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar në burg pasi u arrestua nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./K.K

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV