Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Bëhet fjalë për një market, i cili është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, duken qartë pasojat e flakëve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet në biznes janë të konsiderueshme.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në objektet përreth.

Aktualisht, policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike apo ndonjë shkak tjetër që çoi në këtë incident të rëndë.
/e.t