Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (22 shkurt) nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë me të rinjtë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI).
Teksa e ka cilësuar edhe si energjia pozitive rininë shqiptare, ai shton se është “shpresa për të ardhmen dhe forca e vërtetë e ndryshimit më 11 Maj!”.
“Me programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milionë shqiptarë plus”, që vendos të rinjtë në qendër, ndalon shpopullimin dhe e kthen Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese, ne do ta gjallërojmë dhe ringremë Atdheun tonë! Të rinj dhe të reja në diasporë, 11 Maji është momenti juaj historik! Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!”, shkruan ai në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, ndërsa qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, me tre akuza nga SPAK.
Dhe në fund apelon se në zgjedhjet e 11 Majit vendi ka nevojë për rininë, “për të ndëshkuar atë që i dëboi nga familjet, që i la prindërit dhe gjyshërit, me pensione mizerabël dhe që çdo ditë zhvlerëson mundin me politika të padrejta antikombëtare”.