Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.
Në pamjet që janë bërë publike, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës sot, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan Arben Çipën kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.
Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me këtë projekt që kishte të bëjë me biznesin e Çipës.
Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.