Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto shtëpi mund të shfrytëzohen nga minorenët, për tu kthyer në vende shfrenimi ku konsumohet drogë, alkool dhe seks.

Janë mosha përgjithësisht 14-15-16 vjeç. Bashkojnë shpenzimet me njëri tjetrin dhe i përdorin këto banesa pasi përfundojnë shkollën deri sa të kenë atë periudhën e liri daljes nga prindërit. Kush ka pak më shumë lirshmëri mund të qëndrojë edhe gjatë natës që vazhdohet konsumimi i pijeve alkoolike, i dograve, i pijeve energjike që bëhen bashkë lëndët narkotike që është një problematikë me vete madhore dhe pastaj konsumohet edhe marrëdhënie seksuale apo elementë të tjerë.

Vite më të përpara pjesa më e madhe e adoleshentëve qëndronin në trotuare dhe konsumonin kohën pas shkolle në ambient të hapur, pastaj në lokale, tani kjo kohë e lirë konsumohet në ambiente mbyllura. Një situatë totalisht pa dijeni të prindërve“-shprehet Valbona Treska, psikologe.

Si arrijnë ti marrin minorenët shtëpitë me qira ditore?

“Përdorin forma nga më të ndryshme, përdorin edhe fotot e pasaportave të prindërve apo personave madhorë. Pronarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për personat që ua lënë me qira ditore këtë apartamente.

Prindërit duhet të mbikëqyrin aktivitetin e fëmijëve që pas përfundimit të shkollës deri në momentin që rikthehen në shtëpi. Mësuesit dhe psikologët nëse konstatojnë elementë të tillë duhet t’i referojnë dhe mos t’i mbajnë për vete. Janë situata që po kthehen në problematika madhore, veçanërisht në kryeqytet”-shton psikologja./    S,M

Të fundit

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

Lajme të tjera

Web TV