“E dua, por e lashë të lirë”/Rozana rrëfehet ndarjen nga partneri: Meriton të bëhet prind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Rozana u fut në Big Brother, pranoi se kishte patur një vit të mbushur me suksese profesionale, por me tronditje të mëdha përsa i përket jetës private. Gjë që linte të kuptohej se diçka në marrëdhënien e saj nuk shkonte. Para dy ditësh, teksa bisedonte me Loredanën, Rozi rrëfeu se nuk është më me partnerin e saj edhe pse kanë patur vite të tëra lidhje.

Ajo shpjegoi se ka qenë më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin t’a linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo, për të njohur një vajzë tjetër. Nëse nuk do të funksiononte mund të bashkoheshin sërish duke ditur një opsion të hidhur.

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkim të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë.

Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them: Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar.

Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë, përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë, sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”, tha Rozana.

Lexo edhe :  “Je mësuar të ngresh këmbët”/ Plas keq debati mes dy banorëve të BBVA

Ajo ka përjetuar një periudhë të gjatë përpjekjesh, duke iu nënshtruar trajtimeve dhe gjilpërave për fertilitet, si dhe duke u përballur me shtim në peshë për shkak të ilaçeve që ka marrë.

Megjithatë, deri tani këto përpjekje nuk kanë dhënë ende rezultatet e pritura, duke e bërë këtë periudhë shumë të dhimbshme për të.

“E dua, por e lashë të lirë”, Rozana rrëfehet/   S,M

Të fundit

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Lajme të tjera

Web TV