Gjyshërit, të varur nga facebook/ Rrjetet sociale shkaktojnë varësi edhe tek të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varësia nga rrjetet sociale, përdorimi i tepërt, shpenzimi i gjatë i kohës me to është një shqetësim tek fëmijët dhe të rinjtë. Por ndoshta pa e kuptuar edhe të moshuarit qëndrojnë me orë të tëra në platformat online më popullore.

Në lulishtet e kryeqytetit vëren se të moshuarit që mblidhen për të kaluar kohë me njëri tjetrin nuk qëndrojnë pa naviguar herë pas here në internet, në telefonët e tyre.

Disa pranojnë që qëndrojnë gjatë në rrjetet sociale, e të tjerë shumë pak, sepse nuk e konsiderojnë si ves të moshës së tyre.

“Përdor Facebook? Po. Sa qëndron? Po deri në 3 orë.”

“Qëndron gjatë në rrjetet sociale. Jo shumë pak.”

“Ja çfarë shikoj unë, vetëm shah luaj këtu.”

Një pjesë rrjetet sociale i përdorin si mjet për të komunikuar.

“Po përdorja mesenxherin tani.”

Ndërsa ky i moshuar është vetëm besnik i youtube.

“Unë dëgjoj vetëm muzikë popullore.”

Për sociologët, përfshirja e të moshuarve shqiptarë në botën e internetit dhe rrjeteve sociale ka aspektet pozitive dhe negative.

“Të moshuarit e sotëm që kanë pasur një distancë të madhe me teknkoogjinë, kanë filluar t’i përdorin. Jam i bindur ndryshe nga të rinjtë janë korrektë me perdorimin. Në përgjithësi kjo droga e interenetit tek të moshuarit nuk është aq toksiek, nuk krijon konflikte apo problematika. Duhet parë në mënyrë të dyanshme. Kjo varësia e të moshuarëve është më e kufizuar. Kësaj patologjie nuk i shpëtojnë se unë i shikoj sidomos gratë e moshuara që kanë një lloj varësie të pashmangshme.”

Interesi i të moshuarve për rrjetet sociale është shumë ndryshe nga ai i të rinjve. Mosha e tretë përdor zakonisht platformat më popullore. Kërkojnë të informohen më shpejt mbi zhvillimet e aktualitetit në vend.

Lexo edhe :  Surpriza në Kuvend/ Doli në foltore me fustan në dorë, Sula sqaroi gjestin e tij

“Distancimi i të moshuarve nga disa forma siç është tik tok janë më të largëta për të moshuarit. Të moshuarit në përgjithësisht kërkojnë informacion nga jeta sociale. Ata rrinë gjithë ditën me telefon në dorë për të parë psh kur do fillojë bonusi, a do ketë rritje pensionesh.”

Por sa i dëmton të moshuarit nëse këto rrjetet sociale përdoren më gjatë seç duhet?

“Rrjetet sociale janë të dyanshme. Edhe sjellin vetmi edhe largojnë vetminë. Një i moshuar që jeton vetëm mund ta përdorë më shumë për të komunikuar. Por doemos krijon edhe vetmi nga përdorimi, por është më i pakët se tek të rinjtë.”/    S,M

Të fundit

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

Lajme të tjera

Web TV