“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi familjar. Samiu deklaron në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për të ndihmuar të birin të emigronte në Itali e Greqi se ka shitur 200 krerë bagëti”.

“Atë mall që patëm, ato krerë që patëm, 200 krerë dele, ik në Itali, urdhëro lekë, ik në Greqi, urdhëro lekë!”, u shpreh ai më herët. Ai i përmend  gjithashtu edhe martesën me ish-gruan e parë të birit duke thënë se e njohu në Facebook.

Mariusi pretendon se i ka sjellë të ardhura babait të tij, por ky i fundit  thotë se s’ka parë asnjë qindarkë. I vetmi kontribut nga Mariusi vjen nga puna në Shqipëri. 35-vjeçari i kthehet të atit duke thënë se po ia hedh poshtë të gjitha, por ai kërkon tokën dhe më pas do të largohet.

Marius: Doje bagëti, të bleva bagëti që ti të mos rrije kot! Të bleva bagëtitë, fol që aty ku je mos lëviz fare!

Sami: Ato bagëti i ka dhënë kjo djersa ore, kam marrë kredi! Asaj kredie i dola për zot, e lava dhe më ngeli ai mall! Punova, punova, ushqeva fëmijët, martova gocën, u martua tjetri, erdhi ky që u gënjye me  Facebook, më gjeti një që s’e meriton, tani unë çfarë faji kam? Çfarë të bëj unë more? Ku të shkoj unë, si t’i them gruas me diabetin 500?

Marius: Ata fëmijët kush t’i ka martuar ty?

Eni Çobani: Pse, ti i martove 35 vjeç? Po ti je i vogli!

Marius: Kam filluar punën që kalama fare! Ky që po m’i hedh poshtë të gjitha, edhe në Itali ke punuar,  s’ke prurë lekë, edhe në Shqipëri, ke punuar, nuk më ke prurë lekë!

Sami: T’i jap prapë ato lekë, ama në Itali jo njëherë lekë! Ama në Greqi, jo lekë!

Marius: Unë dua tokën, s’më intereson fare!/kb

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV