“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj perle ballkanike”, kështu e nis artikullin për Shqipërinë e përditshmja britanika “Travel Radar”.

Në shkrim thuhet se Shqipëria duhet të jetë në radarin e çdo turisti nëse janë në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm.

Sipas “Travel Radar”, Shqipëria rekomandohet për turistët britanikë që kërkojnë një ndërthurje të brigjeve mahnitëse, historisë magjepsëse dhe kulturës së gjallë.

Falë plazheve të bukura, historisë dhe thesareve kulturore, vendi ynë është kthyer në një “arratisje e përballushme”, për çdokënd, pasi sipas medias britanike

“Shqipëria, tani është lehtësisht e aksesueshme për turistët britanikë që kërkojnë një ndërthurje të brigjeve mahnitëse, historisë magjepsëse dhe kulturës së gjallë – falë 21 fluturimeve javore.

Pak më shumë rreth Tiranës

Tirana është një zgjedhje e përshtatshme për një pushim të gjatë veror ose një pushim në fundjavë në qytet – pasi fluturimet nga Londra në Tiranë zgjasin rreth tre orë.

Fleksibiliteti është thelbësor me nisjet ditore. Orari i rregullt i “Wizz Air” garanton një eksperiencë udhëtimi pa shqetësime – pavarësisht nëse jeni duke organizuar një pushim të shkurtër apo një udhëtim më të gjatë në Rivierën befasuese të Shqipërisë.

Pse Shqipëria është destinacioni që duhet vizituar?

Shqipëria po fiton popullaritet në mënyrë të vazhdueshme dhe po krahasohet me fqinjët e saj më të njohur mesdhetarë, megjithëse çmimet janë shumë më të ulëta.

Nuk është për t’u habitur që turistët kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje vendit ballkanik – duke pasur parasysh kombinimin e plazheve të pacenuara, fshatrave nga epoka osmane dhe kuzhinës së shijshme.

Lexo edhe :  155 mijë emigrantë të regjistruar, 37 mijë refuzohen

Plazhe të bukura pa turma vizitorësh: Edhe pse nuk është prekur ende nga turizmim masiv, Riviera Shqiptare është e krahasueshme me brigjet e Greqisë dhe Kroacisë.

Eksploroni bukurinë e pacënuar të plazhit të Gjipesë, një liman sekret i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, ose udhëtoni në Ksamil, një parajsë me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz.

Tirana, një qytet në zhvillim: Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një ndërthurje e kafeneve moderne, arkitekturës dhe jetës së gjallë të nates.

Bëni një shëtitje në qendër të qytetit, Sheshin Skënderbej, ose vizitoni Bunk’Art, një bunker i Luftës së Ftohtë – i kthyer në muze.

Për të shijuar një pamje të mrekullueshme të qytetit, mos humbisni mundësinë për të hipur në teleferikun e “Dajti Express”.

Historia dhe thesaret kulturore: Nga eleganca e monumenteve të ruajtura mirë osmane të Beratit – “Qyteti i një mbi një dritareve” – deri te rrënojat e listuara në UNESCO të Butrintit, një qytet i lashtë grek dhe romak, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e historisë.

Panorama e veçantë kulturore është krijuar nga ndërthurja e ndikimeve greke, romake dhe osmane.

Një arratisje e përballueshme: Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Shqipëria ka ende çmime shumë të arsyeshme.

Një darkë fantastike me produkte deti kushton më pak se 10 paund – ndërsa akomodimi në plazh më pak se 50 paund nata.

Shqipëria është pozicionuar si një ndër destinacionet më emocionuese këtë verë – falë peizazheve të saj mahnitëse, vendasve miqësorë dhe fluturimeve me çmime më të arsyeshme se kurrë më parë.

A do të jetë Shqipëria udhëtimi juaj i radhës”?
Zbuloni këtë thesar ballkanik përpara se të mbipopullohet nga turma vizitorësh!”, thuhet në artikull./   S,M

Të fundit

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se...

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi...

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA,...

Lajme të tjera

Web TV