DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë e saj, kurse Christian Lindner tërhiqet nga politika.

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve. “Tani jemi më pak se tetë javë para festës së Pashkës dhe mendoj se kjo kohë duhet të jetë maksimalisht e mjaftueshme për të formuar qeverinë në Gjermani,” tha ai në Berlin.

Gjermania ka që prej muajit nëntor që drejtohet nga një qeveri pa shumicë parlamentare, tha Merz, duke iu referuar shpërbërjes së koalicionit qeveritar pas largimit të partisë FDP. “Ky është një ngërç nga i cili duhet të dalim dhe shpresa ime është që ne ta bëjmë këtë sa më shpejt”.

Scholz: Nuk do të negociojë me unionin

Kancelari Olaf Scholz nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.

“Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së,” tha Scholz. Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federaldhe se nuk dëshiron të marrë ndonjë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU”.

Lindner tërhiqet nga politika

Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X:

“Zgjedhjet federale sollën një disfatë përFDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.
Kjo është ajo për të cilën luftova. Tani po tërhiqem nga politika aktive. Me vetëm një ndjenjë: mirënjohje për pothuajse 25 vite intensive, sfiduese plot me debate dhe veprim.”

Lexo edhe :  Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Trump: Rezultati i zgjedhjeve ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. “Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë”./DW/kb

Të fundit

Ka fjetur me Mevlanin? Livia: Nuk e kam mohuar që kam ndjenja për të

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua...

3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin...

Rritja më e turizmit në Europë gjatë 2024-ës, portali gjerman rendit Shqipërinë të parën

Portali gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024. Shqipëria zë...

Gangsterët e hetimit

Nga ARTUR  AJAZI Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanëdefektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre nëprofesion, që ndikojnë mjaftueshëm...

Berisha me dy standarde, vetë sulmon Dumanin, por akuzon Veliajn se kërcënon Dadon!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e kurseu as sot gjuhën e ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe veçanërisht ndaj kreut të saj...

Lajme të tjera

Web TV