Kreu katër vjedhje në 2 supermarkete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka kryer 4 vjedhje në dy supermarkete gjatë dhjetë ditëve të fundit. Mësohet se i riu ka vjedhur produkte ushqimore dhe pijeve alkoolike.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

 

Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi: 25 vjeç, banues në Elbasan.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./K.K

Të fundit

Prerjet 20 dhe 50 euro më të falsifikuarat, BQE: Si të dalloni kartmonedhat

Prerjet 20 dhe 50 euro rezultojnë më të falsifikuarat, ndërsa përgjatë 2024 janë tërhequr nga qarkullimi 554 mijë njësi,...

Ortodoksët shqiptarë luten për shëndetin e Papës katolik

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, ka ndarë një mesazh solidaritetin dhe lutje për shëndetin...

Pamjet bëhen virale, Elon Musk harron djalin e tij në eventin e Trump

Një video që tregon sipërmarrësin miliarder dhe CEO-n e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, që harron pas vetes djalin e tij në një event...

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ regjistron 15 partitë e para politike

KQZ ka regjistruar 15 partitë e para politike, mes tyre Partia Socialiste, Demokrate dhe Partia e Lirisë. Në zgjedhjet e 11 majit është regjistruar partia...

Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Peshku, veçanërisht peshku i yndyrshëm, është i njohur për përfitimet e tij të jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës, një fakt që është vërtetuar nga...

Lajme të tjera

Web TV