Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e forcave nga qeveria e re defakto siriane në jug të Damaskut.

Kryeministri izraelit e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon, Izraeli qendror.

Ne nuk do të lejojmë që forcat e organizatës HTS (fraksioni radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili përmbysi presidentin Bashar al-Assad më 8 dhjetor) ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut”, tha Netanyahu, duke shtuar:

“Ne kërkojmë çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, duke përfshirë provincat e Quneitra, Daraa dhe Sweida”, shtoi ai në fjalimin, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga rrjetet televizive izraelite.

Pas rënies së ish-presidentit Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën e çmilitarizuar më parë në Lartësitë e Golanit, në Sirinë jugperëndimore, në kufirin e pjesës së tij të pushtuar nga Izraeli që nga lufta e vitit 1967 dhe të aneksuar në vitin 1981, rrëzë malit Hermon.

Forcat e armatosura izraelite “do të qëndrojnë në zonën e malit Hermon dhe rrethinat e tij për një kohë të pacaktuar për të mbrojtur komunitetet tona dhe për t’u përballur me çdo kërcënim“, tha Netanyahu në Holon./K.K

Të fundit

Pamjet bëhen virale, Elon Musk harron djalin e tij në eventin e Trump

Një video që tregon sipërmarrësin miliarder dhe CEO-n e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, që harron pas vetes djalin...

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ regjistron 15 partitë e para politike

KQZ ka regjistruar 15 partitë e para politike, mes tyre Partia Socialiste, Demokrate dhe Partia e Lirisë. Në zgjedhjet e 11 majit është regjistruar partia...

Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Peshku, veçanërisht peshku i yndyrshëm, është i njohur për përfitimet e tij të jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës, një fakt që është vërtetuar nga...

Zona këmbësore në ish-Bllok/ Rama: Parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë...

Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’ tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si...

Lajme të tjera

Web TV