Pamjet bëhen virale, Elon Musk harron djalin e tij në eventin e Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video që tregon sipërmarrësin miliarder dhe CEO-n e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, që harron pas vetes djalin e tij në një event të Donald Trump dhe largohet sikur të ishte vetëm prej aty, është bërë virale në rrjet.

X është vetëm 4 vjeç dhe shpesh merr pjesë në evente me të atin. Në videon që ka marrë mbi 10 milionë shikime, vogëlushi shihet teksa zbret nga shkallët metalike, i kapur nga kangjellat dhe i pa shoqëruar nga një i rritur. Më pas ai përshëndet turmën, ndërsa Musk ecën drejt turmës dhe largohet duke lënë fëmijën pas.

Është e paqartë se çfarë ka bërë Musk kur kamera ndaloi së ndjekuri lëvizjet e tij, por përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan të gjykojnë, duke pretenduar se ai e vendosi X në një situatë “shumë të rrezikshme” dhe se ai me sa duket “harroi se kishte djalin me vete”.

Madje disa komentues në rrjet mendojnë se Musk e merr të birin me vete në evente vetëm “për show”. Vala e re e kritikave në internet vjen vetëm disa ditë pasi vetë babai i sipërmarrësit, Errol Musk, shprehu një qëndrim shumë të ashpër për aftësitë prindërore të djalit të tij dhe fajësoi Elon për vdekjen e djalit të tij të parë, Nevada, i cili vdiq tragjikisht kur ishte vetëm dhjetë muajsh.

Errol, duke folur në një podcast, tha se djali i tij “nuk ishte një baba i mirë” dhe pretendoi se Nevada kaloi “shumë kohë” me dadot e tij para se të vdiste nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave.

Ditët e fundit, edhe këngëtarja kanadeze Grimes është shfaqur e zemëruar me babanë e fëmijës së saj 4-vjeçar, pasi Elon Musk sipas saj e mbante fëmijën e tyre në Zyrën Ovale përkrah Donald Trump si një “suvenir”.

Lexo edhe :  Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Pak ditë më parë Musk u shfaq me djalin e tij 4-vjeçar duke u endur nëpër Zyrën Ovale, duke e mbajtur mbi shpatulla ose duke i kapur hundën, ndërsa qëndronte pranë Trumpit teksa presidenti amerikan firmoste urdhrin ekzekutiv duke kërkuar nga agjencitë federale që të punonin ngushtë me të.

S,M

Të fundit

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Lajme të tjera

Web TV