Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses detyrim për të gjitha institucionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një konferencë u pyet edhe për vendimet e saj që nuk zbatohen nga institucionet e tjera, ku më konkretisht gazetarët u ndalën tek çështja e mandatit të Olta Xhaçkës apo vonesa për zbatimin e votës së diasporës.

Zaçaj tha se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim nga çdo institucion, ndërsa theksoi se nuk është Kushtetuesja ajo që kontrollon mënyrat se si zbatohen vendimet e saj.

Gjykata Kushtetuese shqyrton jo rrallë herë çështje që kanë ndjeshmëri të lartë publike e politike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është i përcaktuar nga vetë Kushtetuta. Nga ky detyrim nuk përjashtohet as kjo Gjykatë. Nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit në një çështje të caktuar asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të vërë në dyshim. Moszbatimi përbën një precedent të rrezikshëm. S’i takon Gjykatës Kushtetuese të kontrollojë mënyrën se si zbatohen vendimet e saj, por i takon çdo organi që t’i respektojë”, tha Zaçaj./k.k

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi fut PSD-në në garë, ja dokumenti zyrtar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të...

Zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit në Shkodër, në gjendje të rëndë e motra

Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në...

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët jo?

Nuk ka gjë të tillë si gjumë pa ëndrra: ne të gjithë ëndërrojmë, por disa prej nesh kujtojnë çdo detaj kur zgjohemi, të tjerë...

Politika në zi/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur (EMRI)

Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Djali i tij, David,...

Kombinat, Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re

Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me...

Lajme të tjera

Web TV