Zona këmbësore në ish-Bllok/ Rama: Parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë një hapësirë fantastike urbane në kryeqytet.

Ai theksoi se parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik. Edhe nga idea që duhet zgjerimi i rrugës, Rama theksoi se për sa më pak trafik duhet të jetë e kundërta, si në rastin e rrugës në LungoMaren në Vlorë.

“Vetëm pak fjalë për këtë projekt. Kur unë isha në bashki kemi bërë shtrimin e kësaj rruge, kjo është dhe arsyeja pse kjo rrugë është e shtruar me pllaka dhe të tjerat jo.

Nga pikëpamja teknike projekti funksionoi dhe nga pikëpamja e trafikut nuk krijoi asnjë problem. Duke marrë parasysh në të gjitha rastet Tirana është një qytet i madh, por prap nuk është një qytet i madh. Duhet ti shmangim idesë që për të ulur fluksin e trafikut duhet të zgjerosh rrugët. Madje është e kundërta. Mund të zgjerosh rrugët dhe me një korsi tjetër, duke prerë pemët, por intensiteti nuk ndryshon. Ndërkohë, e kundërta është përgjigje, dekurajimi i trafikut. Është një zonë e qendrueshme, lehtësisht e aksesueshme.

Duke e mbyllur do ju sjell rastin e Vlorës, sepse u bë një debat i jashtëzakonshme për LungoMaren, pasi drejtuesit belg sollën një projekt të ngushtë dhe ata që ishin kundër e donin më të madh. Po aty gjithçka po shkon shumë mirë. Duhet një kohë informimi dhe shkëmbimi idesh, në mënyrë që banorët që janë, të jenë të parët që përkrahin projektin. Ndërkohë, më tej do të mendojmë për të tjerat mundësi, si parkimet nëntokësore.

Hapi tjetër që duhet të bëjmë është goditja e parkimit të dyfishtë. Dikush mund të lërë makinën dhe të përdorë këmbët, pasi për hir të vërtetës demokracia ka ardhur me shumë kolesterol në Shqipëri dhe pesha e popullatës është rritur patjetër fal ushqimeve dhe shumë helmeve. Prandaj unë nuk po ndalem këtu se nuk dua t’i marrë kompetencat Nard Ndokës”, tha kryeministri./     SM

Të fundit

E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtarja dhe kompozitorja e njohur (Emri+Foto)

Këngëtarja dhe kompozitorja e madhe, Roberta Flack, e njohur për performancën e saj ‘Killing me Softly’, ka dhënë frymën...

‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028!/ Duhen zbatuar 134 projekte

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përveç përshtatjes legjislative, e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, ka edhe një faturë të majme financiare. Qeveria...

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

Nga Eduard Zaloshnja Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë...

Kërkohet rritja e çmimit të energjisë

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë...

Lajme të tjera

Web TV