Ish kryeministri Sali Berisha i ka kthyer sytë nga Amerika duke e parë si mbështetjen më të fortë për tu kthyer në pushtet. Duket se ora po lëviz nga ana e Berishës. Lëvizjet e fundit të Presidnetit të zgjedhur Donald Trump duket sikur po “favorizojnë” Berishën. Sipas liderit të opozitës, lajmet që vijnë nga përtej oqeanit do të trondisin Ramën dhe i bën thirrje që të jetë i përgatitur.
“Po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë. Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë. Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht”, tha Berisha.
Sipas tij ky nuk është i vetmi lajm i hidhur për Ramën që vjen nga SHBA. Të tillë quan edhe emërimet e reja në kupolën drejtuese të FBI. “Është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje.
Ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën”, është shprehur Berisha.
Ai ju rikthye edhe një herë shkrirjes së SPAK, duke e akuzuar atë si prokurori politike. “Transformimi i Skapit në prokurori politike është vepër e Edi Ramës. Nëpërmjet veglës së tij, Altin Dumani, një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm. Ata harruan se po bënin gjithçka për të minuar pluralizmin politik.
Po atë nuk e minoi dot Antony Blinken, jo ta minojë dot Altin Dumani. unë nuk i them askujt që do e kesh personale, jo, do e kesh ligjore”, tha Berisha. Në lidhje me zgjedhjet, Berisha pohoi se Partia Demokratike mbetet e hapur për aleanca me parti të tjera, por së pari duhet të tregojnë se janë kundër Edi Ramës.