Gjermania i del kundër Trump: Nuk do e pranojmë Rusinë në G7!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies.

“G7 e dënon shumë qartë luftën e agresionit të Rusisë, veçanërisht në përvjetorin e tretë të sulmit brutal nga Rusia”, ka thënë Kukies në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se propozimi i Trumpit nuk do të sigurojë mbështetjen e nevojshme unanime.

Kukies do të udhëtojë të martën drejt Kejp Taunit, për samitin e ministrave të financave të G20-s, teksa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, do të mungojë, për shkak të angazhimeve të tjera.

Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë kyç e takimeve.

“Ne duhet vërtet t’i rikthehemi rrugës së zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kukies. Gjermania “ka shumë detyra shtëpie për të bërë”, ka shtuar ai.

Kukies u emërua ministër i Financave nga kancelari në largim, Olaf Scholz, në nëntor, pasi koalicioni qeverisës i Scholzit u rrëzua me votë mosbesimi, dhe pritet të shërbejë në këtë post derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat i fituan konservatorët e Friedrich Merzit.

Një luftë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Evropës mund të shmanget, teksa të dyja palët janë të gatshme të negociojnë, ka thënë Kukies. “Askush s’është i interesuar të nisë luftë tregtare”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian 27-anëtarësh mund të goditet veçanërisht rëndë nga plani i Trumpit për tarifa reciproke, i cili ka për qëllim të rrisë tarifat amerikane ndaj importit për t’i niveluar ato me tarifat dhe taksat e tjera të vendosura nga vendet e tjera.

Lexo edhe :  Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Kukies ka thënë, po ashtu, se G7 mund të diskutojë për propozimet për t’i përdorur asetet ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të ngrira në Evropë, për rindërtimin e Ukrainës, “por bisedimet vetëm sa po fillojnë. Është mbase herët të thuhet diçka”./REL/    S,M

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Trump, pa asnjë lidhje me Berishën

Nga  ARTUR  AJAZI Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik,...

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë!

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës. Në reagim bëhet me...

“Eh Babale, s’përdridhu!”/ Rama tregon çfarë ndodhi në gjyqin me Bardhin

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin. Me anë të një postimi në X, kreu i...

Prej dy javësh në qeli, reagon Erion Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar sërish në rrjete sociale, lidhur me hetimet ndaj tij prej prokurorit Ols Dado, të cilit i referohet si ‘Ols Kafka’, duke...

Lajme të tjera

Web TV