Kuvendi miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, duke vendosur detyrimin për tregtarët me pakicë që të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit.

Ligji kërkon që tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, në mënyrë të qartë dhe të lexueshme, duke u mundësuar konsumatorëve krahasim më të lehtë me çmimet paraprake, si dhe me përditësime ditore për çdo ndryshim.

“Tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël që kryejnë tregti me pakicë, me shifrën 47 në përputhje me Klasifikimin Kombëtar të Veprimtarive, janë të detyruar të publikojnë në ueb-faqet e tyre, veçmas për çdo objekt të shitjes, çmimin aktual të shitjes, pra çmimin për njësi në momentin e publikimit të çdo produkti që ofrojnë për shitje”, thuhet në ligj.

Ligji do të zbatohet për marketet e mëdha zinxhirë, ndërsa mikrotregtarët dhe tregtarët individualë janë të përjashtuar nga ky detyrim.

“Si shumicë qeverisëse do të imponojmë detyrimin që të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të krijojnë një faqe interneti ku do të shënojnë çmimet e produkteve për secilën prej dyqaneve të tyre në baza ditore, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të ndëshkojë nëse nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit dhe një nga propozuesit e ligjit.

Qeveria maqedonase argumenton se kjo masë do të forcojë konkurrencën dhe mund të ndikojë në uljen e çmimeve, sidomos në sektorin e produkteve ushqimore.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjoba për tregtarët që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat për kompetencat e inspektorëve shtetërorë të tregut.

Lexo edhe :  U paraqit në SPAK, Tom Doshi tregon arsyen: Normale të të thërrasë prokuroria

Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nisur procedurë kundërvajtëse ndaj katër rrjeteve të mëdha të marketeve dhe një ode ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, duke i akuzuar për bashkërendim të çmimeve dhe bojkot ndaj furnitorëve me çmime të reja. Nëse shkelja konfirmohet, katër supermarketet mund të përballen me gjoba deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, bazuar në nenin 59 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ndryshe, nga 20 shkurti, mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë duhet të shiten me çmime më të ulëta, pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit dhe ngrirjen e çmimeve.

Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5 për qind. Për 55 produkte të tjera, si mishi dhe produktet e konservuara, kufiri është 10 për qind, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15 për qind./ REL

Të fundit

Humbja dramatike në peshë e Selena Gomez, në çmimet SAG 2025 trondit fansat

Selena Gomez magjepsi ndjekësit e saj me një dukje elegante teksa parakaloi në tapetin e kuq të SAG Awards...

Lajmi i fundit! Ukraina pranon kushtet, bie dakord me SHBA për marrëveshjen e mineraleve

Ukraina ka rënë dakord për kushtet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një marrëveshje thelbësore për mineralet, ka thënë një burim i qeverisë...

3 marsi afati i fundit i regjistrimit, ja me cilët aleatë do të bashkohet Berisha

Në selinë blu, negociatat për koalicionet parazgjedhore mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë përshpejtuar në minutat e fundit, ndërsa afatet po ngushtohen....

Rama intervistë për TV grek: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA. Rama tha se minoriteti grek në...

Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit amerikan, Donald Trump duke puthur...

Lajme të tjera

Web TV