Nis puna për ujësjellësin e ri në Mamurras, Balluku jep lajmin e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një projekt që synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Ndërsa inspektoi punimet, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se kanë filluar të shlyhen borxhet e akumuluara nga qytetarët.

“Jam e informuar nga Ministria e Financave se debitë e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Deri më sot, çdo shoqëri ujësjellësi krijonte detyrime të pashlyera, ndërsa tani vërehet një ndryshim, ku këto borxhe po shlyhen. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi tregon konsolidimin e sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimeve”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se performanca e mirë e ndërmarrjeve sjell edhe paga më të larta për punonjësit.

Numri dy i qeverisë u shpreh se fokusi i investimeve gjatë këtij viti është tek investimet në zonat bregdetare, pasi pritet të ketë më shumë vizitorë se viti i kaluar./K.K

Të fundit

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë?/ Opozita: Qeveria Kurti po vjedh qytetarët

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut , Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë dhe Kompania Kosovare...

‘50% e miletit nuk paguante energjinë’/ Rama: Bëmë uljen e parë të çmimit që nga 1990

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama evidentoi arritjet e...

Analiza/ Etnonacionalizmi në Kosovë, një narrativ i rrezikshëm i ushqyer nga politika

Etnonacionalizmi në Kosovë është në rritje dhe ai u atribuohet politikanëve si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, të cilët ushqejnë narrativë kundër paqes,...

Rama: Po të donim të shkrihej prokuroria, një fishkëllimë bufit të kënetës dhe vinte me…

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se askush nuk mund të kërkojë llogari nga PS për angazhimin e saj në luftën ndaj korrupsionit. Gjatë një...

Rama: Anëtarësimin e shoh si hakmarrje për gjithë poshtërimet që na janë bërë në 100 vite

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim me asambletë socialistë të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë, ku diskutoi mbi...

Lajme të tjera

Web TV