Punëtori bie nga skela/ Policia arreston 40 vjeçarin, procedohet administratorja e firmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 61 vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të një objekti dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40 vjeçar, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetase 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, punëtori ka rënë nga skela.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia./e.t

Të fundit

Rama intervistë për TV grek: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA. Rama...

Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit amerikan, Donald Trump duke puthur...

Tym brenda avionit të “Delta Airlines”/ Piloti bën ulje të detyruar, evakuohen pasagjerët

Panik në avionin e linjës “Delta airlines” e cila udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Sic raporton “NY Times”, tymi brenda avionit ka detyruar...

Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje për Shqipërinë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve,...

Sherr me grushte në rrugë dhe lokal në Tiranë, 3 e pësojnë, 2 arratisen

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për 3 shtetas, pas denoncimit të një 21-vjeçari, për dhunën e ushtruar në një lokal. Në padinë e tij,...

Lajme të tjera

Web TV