Rama: Anëtarësimin e shoh si hakmarrje për gjithë poshtërimet që na janë bërë në 100 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim me asambletë socialistë të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë, ku diskutoi mbi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se vendi ka kaluar nga një pozicion i shpërfillur në sytë e BE-së në një status të rëndësishëm si pararojë në këtë proces.

Rama theksoi se Bashkimi Evropian nuk bën dhurata dhe se çdo gjë në këtë proces është rezultat i punës së palodhur. “Politika madje përdoret për të penguar,” tha ai, duke iu referuar sfidave që Shqipëria ka hasur gjatë rrugëtimit të saj për integrim. Ai e ilustroi këtë me shembuj konkretë, duke përmendur rastin e bllokimit të Greqisë për rastin e Fredi Belerit, për të theksuar se vendi nuk duhet të presë më për t’u pranuar në BE.

“Ky është një moment kyç për ne. Është hapur një derë dhe duhet të hyjmë brenda,” tha Rama, duke e trajtuar procesin e anëtarësimit si një hakmarrje për poshtërimet e kaluar dhe për fëmijët e shqiptarëve. Ai theksoi se anëtarësimi në BE do të ndryshonte gjithçka për Shqipërinë, duke e barazuar atë me një martesë që do të sjellë stabilitet dhe siguri.

Kryeministri u shpreh se kjo ndihmon në krijimin e një ambienti më të favorshëm për vendin, ku Shqipëria nuk do të jetë më e varur nga vendimet e fqinjëve. “Nuk të sheh dot njeri nga lart poshtë,” shtoi ai, duke u shprehur se integrimi evropian do të sigurojë një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë./e.t

Të fundit

Tri hyrje të reja, cilët nga ish-banorët do të rikthehen në shtëpinë e BBV?

Dinamikat në shtëpi sa vijnë e shtohen, teksa “valixhja e tundimeve” e Gjestit do të rikthejë tre ish-banorë. Klajdi, Krisa,...

Marrëdhëniet shqiptaro greke/ Rama: Sfida është ta shohësh historinë me sytë e së ardhmes

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë në emisionin “Pamja e Madhe”, për televizionin kombëtar grek MEGA, foli për marrëdhëniet me Greqinë. Gjatë intervistës...

Humbja dramatike në peshë e Selena Gomez, në çmimet SAG 2025 trondit fansat

Selena Gomez magjepsi ndjekësit e saj me një dukje elegante teksa parakaloi në tapetin e kuq të SAG Awards 2025 të dielën mbrëma. E veshur...

Lajmi i fundit! Ukraina pranon kushtet, bie dakord me SHBA për marrëveshjen e mineraleve

Ukraina ka rënë dakord për kushtet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një marrëveshje thelbësore për mineralet, ka thënë një burim i qeverisë...

3 marsi afati i fundit i regjistrimit, ja me cilët aleatë do të bashkohet Berisha

Në selinë blu, negociatat për koalicionet parazgjedhore mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë përshpejtuar në minutat e fundit, ndërsa afatet po ngushtohen....

Lajme të tjera

Web TV