Ka nisur të mërkurën seanca në GJKKO për 24 të arrestuarit me urdhër të SPAK, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.
Seanca e parashikuar të niste në orën 10, nisi disa orë me vonesë, në orën 14, me kërkesë të avokatëve për t’u njohur me dosjen.
Aktualisht, GJKKO është tërhequr për të marrë vendim.
Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 900 mijë eurosh.
SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.