Nëse nuk do të kishte Vdekja e Zezë (sëmundja që vrau një të tretën e popullsisë në Evropë vetëm në 18 muaj) , përtej përfitimeve të menjëhershme, në planin afatgjatë ndoshta nuk do të kishim Rilindjen .
Rënia e popullsisë. Në mënyrë të detajuar, nëse “Vdekja e Zezë” nuk do të kishte goditur kontinentin evropian, ky i fundit nuk do të kishte humbur, midis viteve 1347 dhe 1353, mbi 20 milionë jetë: një e treta e popullsisë . Por ishte pikërisht kolapsi demografik ai që ndihmoi në krijimin, në vitet në vijim, të kushteve për lindjen e një modeli të ri ekonomik .
Pika e kthesës ekonomike. Shkalla e lartë e vdekshmërisë çoi në një rënie drastike të fuqisë punëtore dhe një rritje të pagave, duke i lejuar të mbijetuarit të kenë një standard më të lartë jetese .
Ambientet e Rilindjes. Në planin kulturor, ky “sprint ekonomik” krijoi një kontekst ideal, veçanërisht në Itali, për zhvillimin e një konceptimi të ri për njeriun dhe universin. Të gjitha këto ishin premisa të nevojshme për lindjen e një shije të re artistike në bazë të Humanizmit dhe, në të vërtetë, të Rilindjes./ Focus,it / S,M