E pjekur apo e papjekur? Ja cila banane është më e mirë për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bananet e pjekura, edhe nëse janë aq të pjekura sa kanë njolla të zeza, janë zgjedhja juaj më e mirë. Sipas hulumtimeve, bananet shumë të pjekura janë më efektive në mbrojtjen e shëndetit tonë pasi përmbajnë një substancë të quajtur “faktori i nekrozës së tumorit” (TNF – Tumor Necrosis Factor) i cili ka aftësinë të veprojë kundër qelizave jonormale. Për më tepër, sa më shumë njolla të zeza të ketë banania, aq më shumë mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

 

Hulumtimet japoneze kanë treguar se faktori TNF që gjendet në bananet e pjekura ka efekte të forta kundër kancerit dhe forcon sistemin imunitar. Studiuesit japonezë arritën në përfundimin se konsumimi i rregullt i bananeve mund të parandalojë edhe sëmundje të tilla si kanceri. Besohet se ato janë 8 herë më efektive në rritjen e qelizave të bardha të gjakut sesa bananet jeshile ose ato të freskëta, pa njolla të zeza ose njolla në lëvozhgë.

Hulumtimi zbuloi se bananet e papjekura përmbajnë gjithashtu faktorin TNF, por në një dozë shumë më të vogël, kështu që nuk është aq efektive kundër qelizave jonormale. Në fakt, fuqia e përbërësve mbrojtës të bananes, si dhe e antioksidantëve që ajo përmban, rritet sa më shumë të piqet. Vihet re se eksperimenti i kryer nga shkencëtarët japonezë përfshinte fruta të ndryshme të pjekura, si banane, mollë, rrush, hurmë, dardhë, shalqi dhe ananas të gjitha frutat u krahasuan me bananen dhe dha rezultatet më të mira. Bananet shumë të pjekura janë të pasura me sheqerna, ndaj është mirë të shmangni konsumimin e shpeshtë të tyre nga diabetikët./k.k

Të fundit

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Dorian Matlija Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen...

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola...

“Thuaji që do t’i shuaj familjen!”/ Terrori i “Ben Qimes” ndaj Vladimir Cjapit

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben...

Arrestimet te “Bujqësori” / Lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar të tjerë nga “arrest...

Mbi 21 tonë mandarina me kimikate/ Produkti u ble nga fermerët në Berat dhe Sarandë

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të...

Lajme të tjera

Web TV