Dyshimet se Egli Tako ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjestin ka kohë që ‘vlojnë’ në rrjet, duke nisur që nga videot e ‘sikletshme’ të orëve të vona e deri tek deklaratat e banorëve brenda dhe jashtë shtëpisë.
I fundit që lëshoi këtë deklaratë ishte ish-banori i Big Brother, Elton Tozaj. E për t’i qëndruar deri në fund fjalës së tij, ai publikoi një video në profilin e tij të Instagramit, ku Egli e pohon vetë se ka patur marrëdhënie intime me Gjestin.
Madje, ajo shprehet se nuk mundej dot ta ndalonte këtë gjë.
Ashkush nuk e paragjykon: e ka ndjerë, e ka bërë, po halli është që Gjesti tani po e çon në paranojë se nuk po rri më me të. / S,M