Ilir Metës i plas sherri në parti, shkak Tedi Blushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Te Partia e Lirisë së Ilir Metës nuk ka më qetësi. Denis Hidri, një prej zyrtarëve të kësaj partie, disa herë kandidat, ka dhënë dorëheqjen dhe është tërhequr nga kjo forcë politike duke akuzuar drejtuesit e saj për katapultim të njerëzve pa kontribute në krye të partisë, pa i lënë hapësirë garës brenda strukturave.

Mendimi i tij është mbështetur nga anëtarja e kryesisë Miranda Rira.

Denis Hidri akuzon sekretarin e Përgjithshëm Tedi Blushi se është katapultuar nga rruga pa qenë i votuar asnjëherë në struktura.

“Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërkohë që militantë të kësaj force politike, të cilët kanë dhënë shpirtin, emrin, djersën, nuk u vlerësuan, po u lanë në hije, në harresë të plotë dhe përsëri nuk u vlerësuan, për të qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese. Në këtë parti ka sot deputetë, që me 300 vota janë në parlament.

Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm… Raste të përsëritura kur llojlloj njeriu, futet në sekretariate, përsëri pa asnjë lloj kontributi. “Meritokracia” si standard dhe kriter, fton për protagonizëm dhe sukses, profesionistët e lëpirjes dhe të avancimit në gjunj. Sport i vjetër, të cilin për fat nuk e njoh dhe nuk e ndaj”, shkruan Hidri në tekstin e largimit të tij nga Partia e Lirisë.

Miranda Rira, anëtare e kryesisë së PL ia mbështet mendimin.

“Shumë gjëra që ti thua qëndrojnë nuk janë arsye për të marrë një vendim te tillë, sepse ne kontratën nuk e kemi me njerezit që hyjne në parti nga oxhaku dhe dalin nga dritarja, por e kemi me Ilir Metën. Po, është e vërtetë që njerez pa asnjë kontribut, pa kaluar asnjë fushatë, asnjë rezultat, asnjë votim janë emëruar e katapultuar nderkohe që njerëz të tjerë që kanë dhënë shpirtin dhe gjithçka jo vetem që janë lënë në hije, por edhe janë përzënë me turli farë brrylash e thashethemesh.

Sepse ai/ajo që është i/e paaftë, servil/e derdimen/e, pa karakter, rrëmbythje, përzë dhe lufton të aftin, nuk lufton të paaftin.E kundërta është e vërtetë, ata që janë te pregatitur, profesionistë, open minded vetëm afrojnë njerëzit, përqafojnë vlerat dhe parimet. Gjithsesi, unë mendoj se koha është treguesi më i mirë, lumi do te rrjedhe në shtratin e vet, dhe pemën pa kokrra e pa rrënjë shume shpejt e fshin era, por qëndrestarët mbeten, në kohë të mirë e në kohë të keqe”, shkruan Rira.

Lexo edhe :  “Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/ Rama: SPAK u krijua nga PS

Duket se punët te Partia e Lirisë janë shumë më keq dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Me presidentin e Partisë në burg, dhe me debatet që nuk mbyllen brenda eksponentëve të mbetur në këtë parti, organizimi është një “mision i pamundur”./k.k

Të fundit

Çështjet globale/ Erdogan zhvillon një bisedë telefonike me Vuçiç

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç diskutuan të martën në një bisedë telefonike për...

Papa, në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka pasur kriza të frymëmarrjes

Papa Françesku ka pasur një përmirësim të lehtë, tha Vatikani në përditësimin më të fundit për shëndetin e atit të shenjtë. Problemet me veshkat që...

Arlinda Pogaj mohon akuzat për tenderin, kërkon ndalimin e lajmeve të rreme

Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve publike, Arlinda Pogaj mohon pretendimet e pavërteta të publikuara nga portalet, duke sqaruar se bashkëshorti i saj nuk ka...

Skandali i mandarinave me pesticide, Prokuroria: AKU s’kishte dijeni

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina me pesticide të ndaluara. Prokuroria e Beratit...

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Dorian Matlija Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh… Dëgjova sot ligjërimin...

Lajme të tjera

Web TV