Opozita drejt listës së përbashkët, partitë e vogla në negociata me PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partitë e vogla janë në bisedimet e fundit me kryetarin e PD-së Sali Berisha për përfshirjen e tyre në “listën e sigurt”. Çfarë pretendojnë partitë e vogla dhe Berisha që duhet të ruajë balancat brenda grupimit të tij për të mos plotësuar “kërkesat maksimale” të aleatëve.

Problem në PD konsiderohet Partia e Lirisë e cila ndonëse sipas sondazheve del se ka tkurrje të ndjeshme, sërish drejtuesit e saj kërkojnë përfaqësim me disa emra në listën mbyllur që do mbajë firmën e Berishës.

Bashkimi i opozitës për zgjedhjet e 11 majit ka hyrë në fazën e finalizimit, ku të gjitha partitë e vogla pritet të jenë pjesë e një liste të përbashkët me Partinë Demokratike. Selia blu po shndërrohet në strehën kryesore për krerët e partive të vogla opozitare, të cilët po negociojnë për t’u përfshirë në listën e mbyllur për zgjedhjet e 11 majit.

Nga Fatmir Mediu te Agron Duka, Vangjel Dule e përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, të gjithë po kërkojnë të sigurojnë pozicionet e tyre në koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa PD mbetet boshti rreth të cilit do të formohet blloku opozitar.

Krerët e partive, përveç Ilir Metës, i cili ndodhet ne burg, kanë zhvilluar takime në selinë e PD-së me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka.  Fatmir Mediu e bëri të qartë se opozita duhet të prezantohet si një alternativë më e mirë për qytetarët dhe jo thjesht si një grupim që rreshtohet pas PD-së. Sipas tij, koalicioni duhet të ketë një strategji të qartë dhe një mesazh të unifikuar për të ofruar diçka ndryshe në skenën politike.

“PR është e pakënaqur me rezultatin e saj në zgjedhjet e mëparshme dhe kërkon një rezultat më të mirë, por ky rezultat nuk duhet të jetë në formë dhurate. Qëllimi është të ndërtojmë një sukses të përbashkët, i cili të reflektojë kontributin e gjithsecilit në opozitë”, deklaroi Mediu.  Në selinë e PD-së, negociatat kanë vazhduar edhe me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë.

Lexo edhe :  “Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto u panë të hynin në zyrat e PD-së për të diskutuar për listat e kandidatëve. Burime nga negociatat thonë se marrëveshja është drejt finalizimit, por ende nuk janë përcaktuar saktësisht emrat që do të përfshihen në listën përfundimtare.  Një ndër negociatorët më të qartë në kërkesat e tij ishte kreu i PAA-së, Agron Duka, i cili bëri të ditur se ka siguruar një vend të mbyllur në listë, si dhe të paktën një kandidat në 10 qarqe të vendit.

“Nëse ndonjëri prej nesh nuk i përmbahet kontratës, atëherë ajo prishet”, u shpreh Duka.  Ndërkohë, Sali Berisha ka kujtuar se ndarja e mandateve do të bëhet në bazë të peshës elektorale të secilit partiak. “Koalicioni ndërtohet mbi rekordin elektoral”, theksoi ai.  Në anën tjetër, ende nuk është arritur një marrëveshje me Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka zhvilluar takime me të, por pa një dakordësi të qartë përfundimtare.

Afati përfundimtar për regjistrimin e koalicionit opozitar është 3 marsi. Përveç marrëveshjes politike, do të duhet të vendoset edhe për emrin me të cilin ky bllok do të hyjë në zgjedhje. Tashmë edhe partitë e vogla aleate tradicionale por edhe të reja të PD-së kërkojnë të kenë përfaqësuesit e tyre në listat e sigurta të cilat do të jenë në “zarfin e mbyllur” të Berishës.

Megjithatë lideri demokrat do I duhet të bëjë llogaritë mirë duke mos plotësuar kërkesat maksimale të partive aletate, pasi mund të krijojë pakënaqësi brenda PD-së. Flitet që Partia e Lirisë mund të përfaqësohet deri në katër emra të sigurt në listën e PD-së. Kjo shihet si problem nga drejtuasit e PD-së, të cilët tashmë e kanë të qartë se fuqia elektorale e Partisë së Lirisë, sidomos pas arrestimit të Ilir Metës është tkurrur ndjeshëm në elektorat.

Të fundit

Nga rrënojat në vendpushimet luksoze, Trump zbulon vizionin për Gazën nëpërmjet AI

Resorte luksoze dhe makina, statuja të arta, dollarë që bien nga qielli, kazino, njerëz që kërcejnë. Kjo është gjithçka...

RIKTHEHEN TITANËT/Publiku vendosi të fusë në shtëpi grupin e zjarrit për Gjestin (VIDEO)

Dinamikat në shtëpi sa vijnë e shtohen, teksa “valixhja e tundimeve” e Gjestit do të rikthejë tre ish-banorë. Mes Klajdit, Krisës, Amberit, Gertit, Redonit, Jozit...

Si ndikon përdorimi i rrjeteve sociale në nivelin e lumturisë

Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka analizuar lidhjen mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe nivelit të lumturisë tek njerëzit. Studiuesit vëzhguan 2,000...

Vilma Nushi shkon në SPAK

Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ende nuk dihet se pse është thirrur, por kujtojmë se opozita në...

Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

Nga Baton Haxhiu Kur u nisa, e paragjykova. Nuk e dija që Fairmont Hotel në Mekë ishte kaq madhështor dhe Ritz-Carlton një nga më të...

Lajme të tjera

Web TV