Nga ARTUR AJAZI
Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara ndaj tij dheprokurorëve të SPAK-ut. Lideri “suprem”, nuk po thotëmë, “SKAP-u, bandë kriminale, prokurorë të lidhur me krimin dhe bandat, me Edi Ramën”etj , pasi ata tanijanë “njerëzit e drejtësisë, janë të pavarur, dhe po bëjnëdetyrën”. Opozitë më qesharake dhe më e pabesueshme, nuk ka patur ndonjëherë Shqipëria. Zaten, me këtë opozitë, Edi Rama do të qeverisë edhenja 12 vjet të tjera. Më turp nuk ka, se të lëpish, atë qëke pështyrë. Të marrësh në mbrojtje, një prokuror qënuk ka asnjë meritë, dhe nuk ka përmbushur asnjëkriter profesional për të ardhur në SPAK, dhe tëpërpiqesh të mbrosh edhe ndonjë gjyqtar që shkelprocedurat dhe toleron shkeljet ligjore në sallën e gjyqit, kjo natyrisht është sharlatanizëm politik. Po ç’rëndësi ka, edhe sikur Saliu dhe shpura e tij e paditur, marrin në mbrojtje apo dhe godasin SPAK-un. Ata sot janë e djeshmja, errësira, e kaluara e keqe e shqiptareve, ata sot janë ligësia e çdo mirësie qëpërjetojnë shqiptaret. Që opozita është bërë tollovingë, dhe shumë qesharake, kjo nuk ka asnjë diskutim, por që një prokuror i SPAK-ut, të bjerë në batakun e Saliut, dhe kjo nuk përtypet. Opozita e sotme e përfaqësuarmjerisht nga PD-ja, po humbet shansin e rikuperimit tësaj, po humbet shansin e demokratizimit të saj, ndajdhe do të humbasë më thellë se në 2013 edhe në 11 maj. Loja e Berishës, duke marrë në mbrojtje SPAK-un dhe ndonjë prokuror të veçantë të tij, mbetet sa e rrezikshme për atë institucion, aq dhe qesharake përshqiptarët. Deri dje, lideri “suprem” i shante me libërshtëpie prokurorët e SPAK-ut, ç’nuk u thoshte atyre, familjareve dhe farefisit të tyre, kurse sot i mbron atanga Edi Rama. Sa gallatë dhe zbavitëse është tëdëgjosh, se si Sali Berisha mbron Olsi Dadon (kur para 1 muaji e sikterrisi) dhe paralajmeron kryeministrin se “po sulmon drejtësinë e re”. Sa e turpshme duket skenae sejmenëve të PD-së, tek dalin mes bulevardit dhesallave të selisë tyre, duke lëvduar prokurorët e SPAK-ut, kur deri dje i kërcënonin ata, deri në burgosje “kurtë vijë në pushtet opozita”. Kjo pra është opozitatrumpiste në Shqipëri. Kjo është opozita, që ulurin ngamëngjesi deri në darkë, se “fitorja e Tump është fitorjae Berishës”, kur fushata e saj ka nisur me goditjen e çdo institucioni ligjzbatues, të ngritur nga reformat e zbatuara nën vëzhgimin e plotë të SHBA dhe BE. Berisha realisht po bën fushatën më denigruese ndajPartisë Demokratike. Synimi i tij, mbetet i qartë, “samë gjatë në opozitë PD-ja, aq më gjatë unë si kryetarpartie”. Humbja e 11 Majit, do ti sjellë PD-së, shansine madh të rikuperimit total të asaj force politike, në tëkundërt ringritja e saj mbetet mision i pamundur./kb