Rama: Bashkia dhe qytetarët janë marrë zvarrë nga gjykatës të papërgjegjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish drejtësinë edhe gjatë inspektimeve për punimet për Terminalin Verior të Transportit Publik në Tiranë.

Rama tregoi se projekti për terminalin, megjithëse i iniciuar 10 vjet më parë, ka kaluar nëpër një kalvar pengesash që e kanë vonuar zbatimin e tij. “Sot kjo është një ndalese e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar denbabaden dhe në 2015 kur ndodhi dhe ndryshimi dhe u rizgjua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Sot jemi në 2025-ën dhe ka 6 muaj që ka filluar procesi sepse për gati 10 vjet bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm. Ashtu sikundër, po mbahen familje të tëra zvarrë në kombinat apo në pika të tjera, jo vetëm në Tiranë, nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm, që nuk janë qytetarë të denjë të kësaj republike dhe që fatkeqësisht kanë në dorë të marrin vendime për fatet e kësaj republike, që nuk duan të dinë për interesa publike, që nuk duan të dinë për rregullat dhe ligjet. Dhe më në fund ky terminal është në rrugën e ndërtimit.” – u shpreh Kryeministri Rama, raporton A2 CNN.

“Kjo ishte një kënetë. Nga këneta në një vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte autobusi, kush ishte njeriu, kush ishte pasagjeri, kush ishte shoferi, ku ishte rruga, ku ishte këneta. Tani këneta këtu u tha. Dhe kështu do ta thajmë kënetën dhe çdo kënetë që lidhet me kënetën si këtu. Por është fatkeqësi që humbëm 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së ca gjykatësve. Tani këtu terminalet do jenë si Europë. Terminali shumë i gjatë, me të gjitha fasilitetete, me ulëse, me tabela elektronike të nisjeve të arritjeve, me shërbime, me biletarinë elektronike. Autobusët do jenë bukur e mirë të parkuar. Nuk do ketë më baltë, s’do ketë më gropa, nuk do ketë më bretkosa dhe zhaba dhe do kalojë në një nivel tjetër i gjithë ky shërbim. Besoj brenda këtij viti.

Lexo edhe :  “Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

Më ka mësuar kjo jetë që të marr parasysh ç’mund të ndodhë e papritur, kështu që le të themi që për Krishtlindje ata që do vijnë në Tiranë nga jashtë apo ata që do duan të shkojnë jashtë me autobus në jug do kenë një terminal si gjithë Europa. Ky është një lajm shumë i mirë, një çlirim i madh. Dhe patjetër kjo i rrit vlerat lagjes, i rrit vlerat pronës si gjithë këtyre që kanë shtëpi, atyre që do blejnë shtëpi më vonë dhe i jep një dimension tjetër lidhjes së Tiranës me Kamzën. Sepse tanimë jo vetëm Kamza, por edhe Durrësi janë pjesë e një metropoli, do bashkohen tërësisht në vitet e ardhshme.” – u shpreh Kryeministri.

Me punimet e deritanishme, terminali ka një shesh që shërben për qëndrimin e autobusëve që janë drejt destinacioneve të zonës qendrore me kapacitet të përbërë prej 30 vende nisje për zonën e jugut; 19 vende nisje për zonën e veriut; 5 vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve; si dhe 45 vende të destinuara për parkim./e.t

Të fundit

Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në...

“Shqiptarët s’do shkojnë më për trajtim në Turqi” – Rama premton spitale të reja

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë,...

Ilir Metës i plas sherri në parti, shkak Tedi Blushi

Te Partia e Lirisë së Ilir Metës nuk ka më qetësi. Denis Hidri, një prej zyrtarëve të kësaj partie, disa herë kandidat, ka dhënë...

Elbasan, përfshihet nga flakët një kioskë në lagjen “5 Maji”

Një kioskë është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit . Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë shërbimi zjarrfikës që ...

Rama takim me strukturat e PS: Misioni ynë, ngritja e flamurit shqiptar në BE

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë tha se misioni i kësaj qeverie është ngritja e flamurit të...

Lajme të tjera

Web TV