Përse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit?! Flet HETUESI i njohur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe një avion privat shmangën përplasjen për vetëm pak metra.

Kjo ngjarje vjen pas një serie incidentesh të rënda, përfshirë përplasjen fatale të një avioni rajonal të American Airlines me një helikopter ushtarak mbi Washington DC muajin e kaluar, ku humbën jetën 67 persona.

Sipas ekspertëve të aviacionit, këto incidente nuk janë të papritura. Një ish-pilot dhe hetues i aksidenteve ajrore paralajmëron se standardet e sigurisë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas tij, probleme serioze kanë filluar me prodhuesin e avionëve Boeing, i cili ka lëshuar në treg avionë me defekte, siç ishte Boeing 737 Max, që shkaktoi dy aksidente me 346 viktima në vitet 2018 dhe 2019.

Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët punojnë nën stres të madh, duke e bërë sistemin më të rrezikshëm. Ekspertët paralajmërojnë se incidentet do të shtohen nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

Së fundmi, përplasja e një helikopteri Black Hawk me një avion pasagjerësh mbi Washington DC dhe një aksident në Philadelphia që i mori jetën 7 personave ka rritur shqetësimin publik për sigurinë ajrore.

Ekspertët kërkojnë investime në teknologji, rritje të fondeve për Administratën Federale të Aviacionit (FAA) dhe më shumë staf të kualifikuar për të ruajtur standardet e sigurisë./   S,M

Të fundit

Moti për fundjavën, si parashikohet të jenë dy ditët e para të Marsit

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...

Mbështetësit e Veliajt protestouan para SPAK, AMP heton zv/drejtorin e Policisë

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i rendit në DVP Tiranë, Idris...

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk dihet arsyja pse deputeti është paraqitur në SPAK. lajm në perditesim..

25-vjeçarja plagos me thikë të dashurin në Tiranë

Një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet nga policia e Tiranës, e cila thotë se ndaj të rese K.K.,...

Lajme të tjera

Web TV