Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai ngre shqetësim lidhur me dëmshpërblimin që duhet t’iu paguhet të arrestuarve nëse këta të fundit shpallen të pafajshëm.

Anri Bala: Prokurori duhet të provojë sikur provon fajësinë, edhe pafajësinë. Prandaj, sot vendimet e Gjykatës së Strasbugut që ne do të paguajmë Lekë nga xhepat tonë, për rastin e Berishës që ndoshta mund t’i vijnë Kasos më mirë në linjë. Berishën që prej Nëntorit, gjyqtarja vendosi që t’i hiqte masës e “arrestit të shtëpisë” dhe e la në “detyrim paraqitje”.

Tani, Berisha ka 4 muaj që nuk është as arrest shtëpie dhe as po jepet një vendim për të, kjo vonesë shpjegohet sipas juristëve që është e arsyetueshme. Nëse Berisha, këtë 4 muaj, po marr një shembull kot, nëse do ishte në burg, a do e paguanim për ditët e burgut nëse do të shprehej gjykata të pushtonte çështjen?

Artan Hoxha: Po, do e paguaje fare mirë dhe ato të arrestit të shtëpisë.

Blendi Fevziu: Sa paguhet në këto raste?

Eugen Beçi: Gjysma e arrestit me burg, 20 deri në 30 mijë Lekë të vjetra duhet të jetë dita.

Ivi Kaso: Arresti në burg është 60-70.

Blendi Fevziu: Domethënë, atë që arrestojmë ne, i paguajmë mbi 60 mijë Lekë që ta ushqejmë. Pastaj po doli i pafajshëm, duhet t’i paguajmë edhe Lekët e burgut…

Anri Bala: Edhe dëmin e imazhit sepse i ke shkatërruar profesionin atij./    S,M

Të fundit

Ballkani bojkoton supermarketet për çmimet e larta, në Shqipëri njerëzit turren e blejnë

Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve....

Pse duhet të tregoni për shtatzëninë, që në muajt e parë!

Nga Huffington Post Vështrova testin e shtatzënisë me lehtësim, trishtim, frikë, mall dhe pendim. Isha shtatzënë. U përpoqa të marr frymë. Si ndodhi kjo? Oh...

“Burgosja e Metës, e domosdoshme”/ Frrok Çupi: Dosja e tij, me gurë të rëndë

Analisti Frrok Çupi thotë se burgosja e ish presidentit Ilir Meta ishte e domosdoshme. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh...

A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11...

10 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më...

Lajme të tjera

Web TV