Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në Antarktidë.

Këto pozita janë të parat që shpall ky institucione dhe do të lëshohen oferta të reja në një periudhë prej tre muajsh. BAS kërkon një gamë të gjerë profesionistësh, nga shkencëtarë, teknicienë, inxhinierë, marangozë, kuzhinierë e elektricistë, deri te biologë detarë, inxhinierë elektrikë dhe konsulentë për shëndetin dhe sigurinë. Aplikimi është i hapur për të gjithë.

Sipas ofertave të para, kontratat kanë një periudhë nga 6 deri në 18 muaj dhe janë të karakterit fleksibël. Paga më e ulët fillon nga 35.000 euro në vit. Po ashtu, të gjithë shpenzimet e ushqimit dhe strehimit janë të mbuluara për të gjithë punonjësit, pavarësisht nga detyra e tyre. BAS do të sigurojë akomodim, ushqim, udhëtime, veshje të specializuara dhe mjete, si dhe periudhë trajnimi për punonjësit.

Antarktida është një nga destinacionet më unike në botë. Me një popullsi që arrin deri në 5,000 persona gjatë verës dhe 1,000 gjatë dimrit, ajo është e banuar kryesisht nga punonjës të sektorëve të ndryshëm. Ndërkohë, duhet theksuar se Antarktida ka një klimë ekstremisht të ftohtë, me mungesë të dritës diellore gjatë dimrit dhe temperatura shumë të ulëta që mund të ndikojnë në aspektet fizike dhe psikologjike të punonjësve./   S,M

Të fundit

Dhuna ndaj punonjësit të ‘Ilirian Guard’, policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit

Lidhur me rrahjen të një punonjësi të 'Ilirian Guard', me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më...

Moti për fundjavën, si parashikohet të jenë dy ditët e para të Marsit

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si...

Mbështetësit e Veliajt protestouan para SPAK, AMP heton zv/drejtorin e Policisë

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i rendit në DVP Tiranë, Idris...

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk dihet arsyja pse deputeti është paraqitur në SPAK. lajm në perditesim..

Lajme të tjera

Web TV