Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), se mund të riaplikojnë pa kufizim në numër deri në datën 4 mars.

Përmes një videomesazhi informues, Celibashi këshillon që përpara se të riaplikojnë, të kontaktojnë me KQZ-në për t’i asistuar një punonjës i këtij institucioni.

“Për këtë qëllim ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ-në nëpërmjet këtij linku: www.kqz.gov.al/rezervo2”, bëri të ditur Celibashi.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 239 992 shtetas shqiptarë./   S,M

Të fundit

Ballkani bojkoton supermarketet për çmimet e larta, në Shqipëri njerëzit turren e blejnë

Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve....

Pse duhet të tregoni për shtatzëninë, që në muajt e parë!

Nga Huffington Post Vështrova testin e shtatzënisë me lehtësim, trishtim, frikë, mall dhe pendim. Isha shtatzënë. U përpoqa të marr frymë. Si ndodhi kjo? Oh...

“Burgosja e Metës, e domosdoshme”/ Frrok Çupi: Dosja e tij, me gurë të rëndë

Analisti Frrok Çupi thotë se burgosja e ish presidentit Ilir Meta ishte e domosdoshme. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh...

A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11...

10 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më...

Lajme të tjera

Web TV