Zgjedhjet/ Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës, sot në mëngjes.

Burime të Report TV konfirmuan se ish-numri dy i qeverisë ishte refuzuar dy herë nga KQZ deri dje në mbrëmje, sepse nuk kishte vërtetuar saktë adresën e banimit, dhe kishte përdorur një dokument në emër të bashkëjetueses së tij.

Mësohet se Ahmetaj ka marrë udhëzime nga ekipi i tij që punon për mbrojtjen në Shqipëri, dhe pasi bashkëjetuesja e tij ka lëshuar deklaratën me shkrim se jetojnë bashkë, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.

KQZ nuk dha detaje për rastin, duke thënë se këto detaje ndahen vetëm me zgjedhësin.

Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023 për inceneratorët, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për  “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”/   S,M

Të fundit

Senatori Italian kritikon arrestimin e Veliajt: Çfarë ndodh nëse del i pafajshëm?

Senatori italian, Roberto Berardi thotë se për kryetarin e bashkisë së Tiranës duhet të ketë një gjykim të drejtë...

“Të shfrytëzojmë momentin”,Rama me strukturat e PS: Rruga drejt BE, misioni ynë patriotik

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ai theksoi se Shqipëria...

Ku do të ketë votim elektronik në Tiranë?/ Zbardhet kërkesa e PD në KQZ, ja çfarë pritet

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ propozon që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhet vetëm në njësinë 10 në...

Robotët humanoidë mund të ndihmojnë në kujdesin e të moshuarve në Japoni

Kohët e fundit në Tokio, një robot i drejtuar nga IA-ja u përkul mbi një burrë të shtrirë në shpinë dhe vendosi butësisht një...

“Nuk kam oksigjen”/ Protesta në Greqi “zgjatet” deri në qytetin e Korçës

Qytetarë të Korçës janë bashkuar në një tubim paqësor në qendër të qytetit në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të aksidentit të trenave...

Lajme të tjera

Web TV