Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në motor gjatë fluturimit.
Menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Newark në New Jersy, avioni mori flakë për shkak të hyrjes së zogjve në motor.
Dëshmitarët okularë thanë për Fox News se dëgjuan një shpërthim të fortë para zjarrit.
Avioni bëri një ulje emergjente në aeroport, dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha në një deklaratë se avioni, i cili ishte nisur për në Indianapolis, u kthye në aeroport rreth orës 8 të mëngjesit. Një zëdhënës tha për Associated Press se trafiku ajror u ndal për pak kohë si masë paraprake, por operacionet rifilluan pak më vonë.
FedEx flight on fire near Newark airport NJ. I heard an explosion too. Flight flew to the destination @EWRairport pic.twitter.com/c39SSbD7ZQ
— tat (@rakentitus) March 1, 2025