Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e tij i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti që ky i fundit ka pasur me Livian. Tashmë që Livia ka lënë lojën e reality ku edhe bënte pjesë, duket se çifti po shkon drejt ribashkimit. Aktualisht Mevlani, i angazhuar edhe me muzikë është larguar për në Itali.

mevlan shaba (6)

Nga ana tjetër edhe Livia do të largohet për në Itali, ku veçse do të takoj familjarët e saj, do të jetë një mundësi e mirë për t’u takuar me dashurinë e saj. Gjithçka nisi nga një mesazh që Livias i erdhi nga Mevlani kur ishte në lojë. Vetë këngëtari pranoi se ishte ai që e kishte dërguar.

 

 

mevlan shaba (3)

“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ia përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën, sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar, sepse lëndohen njerëzit”.

mevlan shaba (5)

Duket se kur thotë “Lëndohen njerëzit”, ai e ka pasur fjalën për partneren e cila është shtatzënë. E gjitha kjo situatë ka sjellë edhe ndarjen e tij nga e dashura e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Po e kujdesshme është treguar edhe Livia kur është pyetur për Mevlanin, duke mos dashur të japë shumë detaje pikërisht për shkak të situatës së vështirë.

 “Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani… “, u shpreh Livia.

Lexo edhe :  SAG Awards 2025, yjet që ranë më shumë në sy në tapetin e kuq të këtij viti

mevlanshabaa_391708051_18009391463002679_9143300458093209316_n

Derisa banorja më pas gjatë bisedave në shtëpi tha se e do akoma dhe se nuk mund të harrojë. Ajo së fundmi theksoi se kjo ka qenë një surprizë shumë e madhe duke përfshirë disa gjëra të rënda jashtë.

“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë”, u shpreh ajo.

mevlan shaba (1)

Më tej shtoi: “Kështu që unë, kam pasur mundësi që të flasim t’i sqarojmë disa gjëra”.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality show. Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.

mevlan shaba (4)

Ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje. Megjithatë, ai ka sqaruar se pas kësaj ndodhi nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht. Por tanimë kjo histori është mbyllur dhe Mevlani është gati për një rikthim me Livian. Deri më tani nga partnerja e Mevlanit nuk ka pasur asnjë reagim, duke shtuar dyshimet se kjo histori ka përfunduar njëherë e mirë./k.k

Të fundit

Primaret e PD-së/ Fillon procesi i numërimit, kutia e Konispolit rezulton me parregullësi

Hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë...

Vota e diasporës/ Berisha nëser ne ora 13.00 takim në Milano

Në kuadër të takimeve, me diasporën për zgjedhjet e 11 majit lideri i opozitës shqiptare do të zhvillojë një takim në Milano, Itali. Njoftimin për...

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës në Athinë

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë...

Dy zarfe të zinj në shtëpinë e ‘Big Brother’, çfarë do të ndodhë sonte me Gjestin?

Gjesti tronditi banorët me veprimin e tij duke kaluar murin rrethues së shtëpisë, gjë e cila u pasua me një zarf të zi në...

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e...

Lajme të tjera

Web TV