Parashikimi i motit për sot, 1 mars 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit Shqiptar do të kushtëzo het mot i paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa  orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë./e.t

 

 

Të fundit

Analiza/ Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para...

Bashkëshortja feston 40-vjetorin, Mark Zuckerberg bën performancën e pazakontë

Mark Zuckerberg tërhoqi vëmendjen gjatë ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Priscilla Chan. Ai surprizoi gruan e tij në 40-vjetorin e saj me një performancë...

Veliaj publikon videon/ Ja çfarë më faturoi si korrupsion prokurori ndërtues

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale nga paraburgimi i Durrësit. Duke treguar një shtëpi modeste njëkatëshe në Yrshek,...

Veliaj uron besimtarët myslimanë/Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Ai shprehet se i vjen keq që nuk...

Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen, Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga...

Lajme të tjera

Web TV