Prokurorët e SHBA në Tiranë, Berisha paralajmëron “ekstradim” për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e djeshme komentet duke I përqëndruar krysisht nga “zhvillimet në SHBA”. Kreu i demokratëve duke iu referuar dosjes McGonigal tha se nëse e marrin Ramën nën hetim do ta “ekstradojë” drejt SHBA-ve.

“Prokurorët amerikanë do të vijnë në Tiranë”. Ky është paralajmërimi i drejtpërdrejtë  që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Edi Ramës në daljen e tij më të fundit përpara mediave. Sipas kreut të Partisë Demokratike, mbërritja e hetuesve nga Shtetet e Bashkuara është një hap i pashmangshëm në betejën e hapur kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes shqiptare, ku Berisha e sheh Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë si përgjegjësit kryesorë. Sipas Berishës, sinjalet që vijnë nga Kongresi Amerikan janë më të qarta se kurrë. “Në sytë e ligjvënësve amerikanë, Shqipëria është kthyer në sinonim të korrupsionit qeveritar. Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, duke përfituar në skema që kalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe lidhen ngushtë me krimin e organizuar”, tha Berisha. Gjithashtu një grup prokurorësh amerikanë kanë mbërritur në Bisnje prej disa ditësh ku po hetojnë për “zhdukjen” e rreth 450 milionë dollarëve të financuara nga USAID në këtë shtet, dyshimet janë se më shumë se gjysma e këtyre fondeve mund të jetë lëvruar në mënyrë të dyshimtë, duke përfshirë edhe afera korruptive. Po ashtu ky grup prokurorësh pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri, po për të hetuar fondet e USAID, të cilat janë të pezulluara me urdhër të Trump, menjëherë pasi presidenti amerikan mori detyrën. Nga ana tjetër Berisha shprehet se ka një çështje të hapur të dosjes Rama-McGonigal në SHBA. Sipas tij SHBA-të mund ta marrin nën hetim kreun e qeverisë shqiptare. “Edi Rama e ka hallin e vet, sepse dosja McGonigal jo vetëm është ngritur, por po ecën. Po ecën drejt Shqipërisë. Në Uashington flitet vetëm për dosjen shqiptare të McGonigal,” tha Berisha. Ai theksoi se dy referenca nga kjo dosje kanë lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, ndërsa pretendoi se ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij. “Rama është krejtësisht i pashpresë,” shtoi ai, duke premtuar se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të sigurojë ekstradimin e Ramës nëse gjykata e Uashingtonit e kërkon, ose do ta ndëshkojë në Shqipëri sipas ligjit. Berisha akuzoi Ramën se paratë kanë shkuar nga zyra e tij te McGonigal, duke e cilësuar këtë akt si “të turpshëm.” Me një ton të ashpër, Berisha e cilësoi Ramën si “Edvin Sinaloa”, një etiketim që synon ta lidhë kryeministrin shqiptar me kartelet më të rrezikshme të drogës në botë. Ai e konsideroi vendimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për ta shpallur kartelin Sinaloa si organizatë terroriste, një zhvillim që, sipas tij, e vendos edhe Ramën në një “rreth të kuq”, duke e identifikuar si bashkëpunëtor të strukturave kriminale me peshë ndërkombëtare. “E kam paralajmëruar që në korrik të 2021-shit,” tha Berisha, duke pretenduar se ai ka qenë i pari që ka denoncuar një prej aferave më të errëta që përfshin Ramën, familjarët e tij dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Berisha kujtoi se këto denoncime i ka publikuar si në shqip, ashtu edhe në anglisht, por vetëm tani po marrin vëmendjen e duhur në Kongresin Amerikan. Ai ironizoi heshtjen e Ramës dhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, të cilët, sipas tij, nuk guxojnë të japin asnjë shpjegim për këto akuza. Berisha është i bindur se ardhja e prokurorëve amerikanë në Tiranë është vetëm çështje kohe dhe se Edi Rama nuk do të ketë më asnjë mundësi t’i kontrollojë apo t’i pengojë. “Nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer,” paralajmëroi Berisha, duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore pse kryeministri nuk po gjen qetësi dhe po shmang përballjet me gazetarët dhe opozitën. Në vijim të akuzave, Berisha nuk la pa sulmuar edhe formatin e ri komunikues të Ramës, “Sy më Sy”, duke e cilësuar atë një farsë të turpshme mediatike. Sipas Berishës, “Eduardi”, qytetari i thjeshtë që supozohet se i bën pyetje Ramës, nuk ekziston. Pyetjet, sipas tij, janë fabrikuar nga vetë stafi i Ramës dhe i janë servirur kryeministrit për t’i lexuar e për t’iu përgjigjur me stilin e tij të njohur propagandistik. Kryetari demokrat e quajti këtë skemë një tjetër goditje ndaj lirisë së shtypit në vend, një hap përtej famëkeqes ERTV, ku Rama kontrollonte çdo sekondë të transmetimeve. “Pas ERTV, kjo është maskarada më e madhe ndaj gazetarëve në historinë e këtij vendi,” u shpreh Berisha, duke e akuzuar Ramën se po përdor metoda totalitare për të shmangur pyetjet e vërteta dhe për të manipuluar opinionin publik. Sipas Berishës, Rama nuk ka dalë prej një muaji para gazetarëve të vërtetë, nuk paraqitet në parlament dhe i shmang të gjitha përballjet direkte, nga frika e së vërtetës. “Ai nuk ka shpëtim,” tha Berisha, duke shtuar se koha e Ramës po mbaron dhe se e ardhmja e tij do të jetë përballja me drejtësinë.

Lexo edhe :  “Mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet”, Rama: Hiqeni zakonin e Bufit të Kënetës

Ëngjëll Agaçi

Një “kapitull” i veçantë në këtë zinxhir akuzash ishte edhe çështja e zhdukjes misterioze, siç tha Berisha, të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Rama deklaroi se Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore, por sipas Berishës, kjo është një tjetër mashtrim. Berisha pretendon se Agaçi ka mbi një muaj që është zhdukur dhe se nga Roma mbërrijnë vetëm fotografi të tij nëpër kafene, pa asnjë provë për ndonjë trajtim mjekësor. “Po të ishte i sëmurë, Rama do ta kishte bërë publik emrin e spitalit dhe diagnozën, ashtu siç bëri me operacionin e vet,” ironizoi Berisha, duke rikujtuar sesi Rama vetë publikoi edhe foto nga krevati i spitalit pas një operacioni të thjeshtë. Sipas tij, fshehja e vendndodhjes dhe gjendjes reale të Agaçit tregon se kemi të bëjmë me një skandal shumë më të thellë, ndoshta me përfshirje direkte të Agaçit në afera që tani po hetohen nga partnerët ndërkombëtarë. “Dy janë të zhdukurit e vërtetë në këtë vend: Engjëll Agaçi dhe Martini,” tha Berisha, duke iu referuar një tjetër figure të lidhur me skandalet qeveritare. Një tjetër pikë e denoncimit të Berishës është edhe emërimi i Vilmës, e cila sipas tij është një figurë e njohur për probleme të theksuara integriteti. E pushuar nga Ambasada Amerikane për fshehjen e një akti kriminal mes punonjësve të ambasadës, Vilma Kusari është rikthyer nga Edi Rama si pasuese e Agaçit në postin e Sekretares së Përgjithshme të Kryeministrisë. Berisha e cilësoi këtë emërim si provën e radhës se qeveria është e zhytur në lidhje klienteliste, ku individë të skeduar për shkelje të rënda morale dhe ligjore riciklohen në poste kyçe vetëm për të siguruar mbulimin e skandaleve të reja.

 

Të fundit

Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika. Sipas informacioneve për Report Tv, disa...

Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme

Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet...

Rama: Demokratët kanë lindur me këmishë, na e shohin hajrin edhe kur s’na votojnë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz. Ai ka theksuar se Kamza është një...

Debati në Shtëpinë e Bardhë: Trump po shqyrton ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të ndihmës së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën pas shkëmbimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, raporton Washington...

Rama në takim me asambletë socialiste tregon pse duhet votuar PS më 11 maj

Kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7, 10 argumentoi pse vota e 11 majit është...

Lajme të tjera

Web TV