Berisha: Markat ‘Made in Albania’ do të mbushin dyqanet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë, prezantoi vizionin e tij për “Shqipërinë Madhështore”, duke premtuar masa urgjente për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Programi ynë është gati dhe do të nisë me një paketë emergjence që do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme brenda tre muajve”, tha Berisha.

Ai nënvizoi se çdo shqiptar që rikthehet në vend do të përfitojë nga 5 vite pa asnjë taksë dhe stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve.

“Shqipëria e shpresës do të jetë realitet! Do të ndërtojmë një ekonomi prodhuese ku markat shqiptare do të mbushin dyqanet dhe do të vërshojnë në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ai, duke premtuar mbështetje të madhe për sipërmarrjen dhe prodhimin vendas.

Në fund, Berisha ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e këtij ndryshimi: “Do të bëhet gjithçka nën moton: ekonomi, ekonomi, ekonomi! Shqipëria Madhështore do të jetë krenaria jonë, një vend i fuqishëm dhe i begatë”.

 

 

“Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj! Një paketë emergjence që nxjerr cdo shqiptar jashtë varfërisë ekstreme. Çdo shqiptar që do të kthehet në Shqipëri do të jetë 5 vite pa asnjë taksë dhe do të ketë stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve në vend. Shqipëria madhështore do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria madhështore do të jetë Made in Albania! Mendoni për një moment, fshatrat nga ku keni ardhur, pasuritë përrallore që ka vendi, nuk i ka vend tjetër në aq territor në Evropë dhe në Botë! Do të bëhet gjithçka nën moton, ekonomia ekonomia ekonomia! Shqipëri prodhuese, markat shqiptare do mbushin dyqanet, do vërshojnë”, u shpreh ai./kb

Të fundit

Panairi i Turizmit në Berlin, Rama prezanton Shqipërinë duke folur shumë gjuhë

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit, ka publikuar në rrjetin social Facebook,...

Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për...

Oferta e Putinit për Trumpin: Çfarë mendojnë ukrainasit

  Rusia i ofron SHBA-së shfrytëzimin e minerale të rralla edhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me...

Qetësi e brishtë në Ballkan

Nga Artur Ajazi   Përtej asaj që sot mbarë bota po diskuton mbi problemet etnike në vende të ndryshme të kontinentit, një tjetër shqetësim ndoshta që kalon...

Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare:Vendimet e Speciales do ta ngjyrosin veprimtarinë…

Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare penale dhe të drejtave të njeriut, Rudina Jasini thotë se vendimet që do të merren në Gjykatën Speciale në...

Lajme të tjera

Web TV