Gjesti dhe Egli padyshim mbeten në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP Albania”, për shkak të marrëdhënies së tyre.
Gjatë natës së djeshme, dyshja shkëmbyen një puthje pasionante teksa ishin duke interpretuar shfaqjen “Notre Dame de Paris”.
Por, nga pyetja e drejtuar nga moderatori Ledion Liço duke e ngacmuar për marrëdhënien se çfarë janë pas kësaj puthje, këngëtari i vendosur në siklet është shprehur se ata të dy janë tashmë të dashur, ndërsa Egli e ka pritur shumë mirë duke buzëqeshur.
Pjesë nga biseda:
Ledion Liço: Gjesti, çfarë jeni pas kësaj puthje?
Gjesti: Egli është e dashura ime./ S,M