Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike.
Sipas Vendimit të KOKOE Nr. 36, një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit duhet të dorëzohet pranë KOKOE deri në orën 12:00 të datës 2 mars, ndërsa dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Numërimit duhet të përfundojë deri në orën 13:00 të të njëjtës ditë.
Megjithate, dy Qendra Votimi në Tiranë dhe një në Vlorë kanë hasur probleme që kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe atje ku mungojnë rezultatet e Qendrave të Votimit, ato do të konsiderohen jopërfundimtare deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga KOKOE.