Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet dhe se kjo shton dyshimet për manipulim. Murrizi, kërkon nga ana tjetër që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit.

Reagimi i Murrizit:

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë.

Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë.

UNE KAM MARR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt.

Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë te numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

KJO ËSHTË “STËRVITJE”

NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME RREGJIMIN”./kb

Të fundit

Vrasja e Arben Lleshit/ Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim Sokol Mjacajn

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn dhe...

U kap me kallashnikov, granata e municion luftarak, arrestohet 15-vjeçari

Policia ka arrestuar në Mirditë një 15-vjeçar nga Burreli, i cili u kap teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Prokuroria...

Gjykata lëshoi urdhër-paraqitje, a do paraqitet Kurti nesër në Prokurorinë Speciale?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministrin Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars...

Çfarë i ndodh trupit nëse flini të uritur?

E keni parasysh atë zhurmën karakteristike të urisë? Të duket sikur në stomak kanë plasur trazirat të cilat gjithësesi mendoni se mund t’i injoroni kur...

Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Monedha...

Lajme të tjera

Web TV