Kryeministri Rdi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën pas paraqitjes së tij në SPAK për aferën ‘Partizani’.
Rama ka ndarë një video të bufit të kenetës, siç ai e cilëson, dhe në të dëgjohet fjalimi i Berishës pas daljes nga SPAK ku tha se kësaj Prokurorie do t’i japë fund më 11 maj, ndërsa sulmoi edhe Altin Dumanin.
Krahas videos, kryeministri shkruan “Noc rrokun, o buf”./ S,M