Në daljen e parë pas marrëveshjes së mesnatës, Berisha u përpoq ti binde demokratët se koalicioni i tij eshte vertete një Aleancë Madhështore.
“Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.”
Por të vetmin argument që pati doktori për 8 mandatet e falura në tavolinë aleatëve, ishte se vagonat elektoralë që do të tërheqë nga pas, përfaqësojnë 1/3 e shqiptarëve.
“Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.”
Berisha do të bindë demokratët e pakënaqur nga primaret, se në Shqipëri ka konservatorë që i besojnë Kujtim Gjuzit, ballistë dhe zogistë të 40-ës, natyrëdashës pas Sazan Gurit apo dhe më mirë, pijedashës e gra që terhiqen nga oferta me wiski e Kostaq Papës, kurse rreth 800 mijë pensionistëve, u prin çilkisti i moshuar shkodran Selami Jenishehri.
“Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash.”
E vërteta është se partitë që kanë firmosur, kanë vetem një grusht votash. Vangjel Dule në Tiranë në 2021, mori 800 vota. por Ndoshta shpresat janë tek pakti i dytë mes grekëve e çamëve, si një pajtim i madh jo vetëm kombëtar, por dhe me fqinjët.
Të paktën Berisha, ka ulur entuziazmin për ardhjen e Tramp në SHBA. Për herë të parë, ai pranoi se vetë nuk e kalon dot oqeanin, si Edi Rama. Në këtë rast, nuk i ndihmon dot as LaChivita. I mbetet vetëm të rrëfeje ëndrrën e tij, arrestimin e Ramës nga FBI për McGonigal.
‘Kur i thashë a të ka ardhur ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin. Sigurisht, sa të jetë i padënuar, do të udhëtojë.”/ S,M